Ish-deputeti Eduard Ndocaj, ka komentuar deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, bërë disa ditë më për pastërtinë e burimit të pasurive dhe faktin se ajo dhe i shoqi nuk janë përlyer në afera korruptive.
Kryemadhi deklaroi se nuk ka marrë as edhe një qindarkë nga paratë e shqiptarëve.
“Dëgjova se Monika Kryemadhi ishte betuar se nuk kishte përvetësuar qoftë dhe një qindarkë që nuk i takonte, duke përmendur kokën e fëmijëve për besueshmëri.
Ky është një paradoks shumë i madh, pasi ajo normal që nuk ka marrë qindarka, madje as i ka parë më sy pasi këtu janë vjedhur para me thasë, por dhe thesari i shtetit”, tha Ndocaj.
g.kosovari