Deputeti socialist i Lezhës Eduart Ndocaj ka replikuar këtë të martë në komisionin e veprimtarisë prodhuese me Ministrin e Bujqësisë Panariti, në lidhje me përmbytjet e këtij janari.
“Lezha është përmbytur tre vitet e fundit njëlloj si më parë e ndoshta edhe më keq. Ne 2013 premtuam 160 milion dollarë që Lezha të mos përmbytej më. Në këto kushte të përmbytjeve, fermerët i mbjellin arat tre herë në vit e nuk nxjerrin as kostot. Asnjë dëmshpërblim nuk është bërë. Po ashtu kërkoj shpjegime për fondet se ku përfundojnë rrugës duke mos shkuar asnjëherë në destinacion. E përgëzoj marrëveshjen me Berzh, por marrëveshja nuk do të ketë asnjë rol në Lezhë për shkak të përmbytjeve te vazhdueshme”- ka thënë Ndocaj.
Më pas deputeti “kaubojs”, duke ju referuar moratoriumit të pyjeve tha se ndryshimet ligjore që do të bëjnë të mundur burgosjen e abuzuesve janë të mirëpritura në kushtet kur…
“Unë, kam menduar, se e kemi pasur moratoriumin e pyjeve në të njëjtën kohë, kur bëmë moratoriumin e zogjve. Pra, ne kemi bere moratorium për zogjtë, të cilët janë bërë të vrasin veten, se s’kanë më pemë, ku të rrinë. Nëse ka një rast që jam dakord me Kryeministrin për burgun, jam dakord të burgosen ata që shkatërrojnë pyjet.”- është shprehur Ndocaj.









