• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndjeshmëria që zgjon vetëm kur ka vota: Kanceri i gjirit-një shfaqje elektorale me kosto njerëzore 

by Liridona Beqiri
15/10/2025 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri*

Tetori ka ardhur sërish dhe bashkë me të një invazion i pafalshëm flamujsh rozë, bluzash rozë, fjongash rozë dhe balonash rozë, gjithçka për t’i dhënë ngjyrë një sëmundjeje që askush nuk e don. Tani, më shumë se kurrë ndëgjuam edhe fjalime rozë, të spërkatura me nuanca të errëta gri politike dhe si me magji, politika jonë e njohur për gjithçka përveç ndjeshmërisë, u zgjua papritmas me një ndërgjegje të paparë. Një ndërgjegje që zgjat aq sa të bëhen klikime, foto dhe premtime elektorale. 

Po, është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit por këtë vit Tetori na ka zënë në fushatë zgjedhore. Papritur, të gjitha partitë e mëdha e të vogla, forumet e grave të çdo ngjyre politike, janë kthyer në “aktiviste” të flakta të shëndetit të grave. Evente, konferenca, shëtitje me pankarta dhe shumë, shumë fotografi me një rend kronologjik të përsosur për në rrjetet sociale. 

Një shtim i pazakontë i eventeve “ndërgjegjësuese”, një shpërthim i papritur humanizmi në vend. Thjesht, fushata zgjedhore këtë vit ju ra për mrekulli në Tetor (sipas kalendarit politik, jo atij shëndetësor) dhe kanceri i gjirit, me gjithë tragjedinë e tij, u kthye në aksesorin ideal të fushatës. Mirë që zgjedhjet na ranë në Tetor se përndryshe s’do e kishim parë ndonjë foto rozë gjëkundi e nuk do e kishim njohur “ndjeshmërinë” e këtyre aktivisteve politike. 

Ka ditë që e shohim këtë përsëritje teatrale, shumë zhurmë, shumë poza, shumë fjalë, por asnjë ndihmë reale për gratë që po luftojnë me këtë sëmundje. Askush nga këta organizatorë fushatash “rozë” nuk pyet pas tetorit: A kanë ku bëjnë këto gra kimioterapinë? A ka pajisje për diagnostikim të hershëm në spital? A marrin ndihmë psikologjike apo financiare? Jo. Sepse këto pyetje nuk bëjnë foto të bukura. Forumet e grave? Të bashkuara më fort se kurrë në një betejë të përbashkët: të duken sa më ndjeshme, pa thënë asgjë me vlerë. Në ofensivë rozë, me buzëqeshje të kontrolluara, fjongo të hekurosura, me konferenca, me darka dhe panele për fuqizimin e gruas… ndërkohë që gratë me kancer presin në radhë për një rezonancë që s’mund ta përballojnë. Asnjëra nga këto “aktivistet e përkohshme” nuk pyet se ku do shkojë gruaja që sapo ka zbuluar një masë në gji. 

Askush prej tyre nuk e di  dhe ndoshta nuk do ta dijë kurrë se në disa spitale të rretheve, gratë duhet të presin me muaj për një ekzaminim. E nëse sëmundja përparon, ajo s’është më statistikë, është jetë që shuhet. 

Por për ta, s’është problem. Sepse nuk është gjoksi i tyre, është vota jote. 

Sepse për shumë nga këta “promotorë” të shëndetit të gruas, kanceri nuk është dramë njerëzore por është kornizë e bukur për fushatë. Një sfond i sigurt për një foto ku duken të ndjeshëm, të progresistë, dhe (mos harrojmë) shumë të votueshëm. Një shans i mirë për PR. 

A e dini pse nuk i shihni gratë e prekura në ato konferencat plot buzëqeshje, bizhuteri dhe flokë të krehura me kujdes? Sepse realiteti i tyre nuk është “estetik”, sepse realiteti tyre dhemb, lodh, rrënon dhe kjo s’bën për foto. 

Dhe e trishtueshmja është që e vërteta nuk është rozë. E vërteta është shpesh e errët, e vetmuar dhe e dhimbshme për shumë gra që nuk kanë as qasje në diagnostikim të hershëm, as në trajtim cilësor, as në mbështetje ekonomike. E kështu shpresa ngushtohet aq shumë, sa të mbetet vetëm besimi te ndonjë mrekulli dhe jo te sistemi. 

Po, na duhet ndërgjegjësim, na duhet më shumë se kurrë por jo ai që shfaqet vetëm nëpër mitingje, me pankarta të shtypura mirë dhe slogane që zbehen sapo mbaron muaji. 

Nëse ky vend do të kishte po aq investim në onkologji sa ka në fushata, sot nuk do ishim këtu. Por jemi, sepse ndërgjegjësimi, në këtë vend, varet nga data e zgjedhjeve, ndërgjegjësimi, në këtë vend nuk vjen nga ndjeshmëria, vjen nga nevoja për vota, ndërgjegjësimi nuk matet me jetë të shpëtuara por matet me vota të fituara, sepse këtu, fushata është më e shenjtë se jeta dhe fjongoja rozë vlen më shumë si aksesor për selfie sesa si simbol për një betejë që gratë e luftojnë çdo ditë, edhe kur nuk ka kamera. 

Gratë nuk kanë nevojë për mëshirë, as për marketing. Kanë nevojë për kujdes, për trajtim, për dinjitet. 

Të dashur politikane që kujtoheni për gratë një muaj në katër vjet: 

Nuk mjafton të vendosni fjongon në xhaketë. Vendoseni në ndërgjegje- nëse e keni. Vendoseni në ligje. Vendoseni në buxhet. 

Mos vini t’u flisni grave për dashurinë ndaj vetes kur i lini pa akses në shërbim bazik sepse për dashurinë ndaj vetes nuk mjafton një status me shume like, as një fjalim i lexuar në sallë me drita. Duhen ekzaminime falas, trajtime dinjitoze dhe përkrahje reale. Dashuria ndaj vetes nuk është një foto me filtër e shoqëruar me një tufe vajzash që nuk kanë një role model të vërtetë e që kanë humbur rrugën për të gjetur veten. Dashuria ndaj vetes fillon kur shteti nuk të harron, kur politika nuk të shet, kur sistemi nuk të dëmton më shumë se sëmundja vetë. Sepse ndonjëherë, sëmundja është më e mëshirshme se shteti. Të paktën ajo nuk shtiret se të do, ndryshe nga disa gra që e mbështjellin hipokrizinë me shall rozë dhe ta shesin si kontribut. 

Ndërsa ju, zonja dhe zotërinj të fushatës, mos e lodhni më kancerin me këtë dashuri të rreme. Ai nuk është lodër për të zbukuruar axhendën. Është sëmundje dhe nuk i han karremat rozë. Por fatkeqësisht, shumë votues ende po. 

Ndaj, këtë Tetor, të kujtojmë: ndërgjegjësimi nuk është fasadë, është detyrim. 

Dhe për ata që e shohin si fushatë, jo kauzë – mbase është koha të kujtojnë që sëmundja nuk zgjedh as logo partish, nuk njeh poste, nuk njeh privilegje. Kanceri nuk zgjedh por vota po. Dhe këtë herë, të mos harrojmë kush na përdori dhe kush na ndihmoi sepse gratë nuk janë dekor për kauza sezonale, nuk janë figurina për konferenca rozë. Janë jetë. Janë zë. Janë votë. Janë jetë që duhen mbrojtur, jo menaxhuar në orarin e fushatës. 

Dhe për disa gra që me krenari shndërrohen në dekor, që pozojnë në krah të pushtetit dhe e quajnë këtë aktivizëm – kujdes. Kauza e vërtetë nuk kërkon figurina të bukura, por gra të guximshme. 

Të jesh grua nuk mjafton për të përfaqësuar grate, duhet të jesh në krah të tyre edhe kur nuk ka kamerë. 

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

 

 

Next Post
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Trondit gazetari! Kanë nisur pazaret dhe lobingjet në garën për kreun e SPAK, ja kush...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Zhbërja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK përmes standardeve të ndryshme

December 5, 2025
A do kandidoni për kryetar të PD? Ervin Salianji: Qëllimi është të rrëzojmë Ramën. Berisha simbol në PD

A është Saljanji më i pranueshëm nga militantët e PD se Berisha?

December 5, 2025
FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

December 5, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Shtyrja e padisë së Ramës / Avokati Petraj: Pezullimi i Ballukut është antikushtetues

December 5, 2025
Vrasja pranë “Fan Nolit”, merret në pyetje i ati i Martin Canit: Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin

Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

December 5, 2025
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

December 5, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

December 5, 2025
Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In