• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndjesa më e sinqertë për humbjen, dorëheqja”/ Ish zv.kryetari i FRPD: Basha nëse s’njeh zgjedhjet t’mos betohet në Kuvend

by
12/05/2021 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon “lufta” brenda PD për të larguar kreun e PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha në një intervistë për Report Tv referuar deklaratës së fundit të Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.

“Parashtrova mënyrën si duhet të shkonim drejt bashkimit. Vërtetë ka pasur probleme procesi zgjedhor, s’është problem që lindi dje. U krijua një klimë mosbesimi  e brendshme që vrau klimën  e kolegjialitetit që shkohet drejt fitores, u ndoq uni.  E vrau Basha. Basha thoshte jam i hapur për të dëgjuar kritika por ka që në qershor 2020 që ska mbledhur kryesinë. PD është forcë e madhe ka njerëz me impakt të jashtëzakonshëm. Mendoj se ky është momenti. Duhet të ngrihemi mbi parime të reja”, tha ai.

Këshilla e Hoxhës për Bashën, është që të thërrasë zërat kritikë e t’i dëgjojë. Duke e bërë përgjegjës kryesor për humbjen e 25 prillit, Hoxha tha se Basha duhet të jetë i qartë nëse do të shkojë në parlament ose jo. Sipas tij është kontradiktore që nga njëra anë Basha thotë nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve por ndërkohë do të shkojë parlament.

“Basha duhet të thërrasë zërat kritikë ti dëgjojë, pavarëisht se  i kërkojmë dorëheqjen nuk është turp. Basha të japë përgjigje, i njeh zgjedhjet, do shkojë ose jo në parlament. Nëse del në rrugë dhe unë do dal ta përkrah. Nga njëra anë Marku thotë se do shkojmë në parlament nga ana tjetër thonë nuk i njohim zgjedhjet”.

Betejën e Bashës për përmbysje të Ramës, Hoxhaj thotë se nuk e beson. Këtu thekson se nëse Basha si njeh zgjedhjet të mos betohet në këtë parlament.

“Nëse thotë që nuk njeh zgjedhjet të deklarojë që sdo shkojë në parlament sdo betohet në parlamentin e ramës doshit. E ka bërë njëherë këtë punë, unë se besoj. Nëse se ka seriozisht të ndaloje talljet”.

Sipas tij ndjesa më e mirë e Bashës për humbjen e 25 prillit është dorëheqja. Ndërsa flet për përçarjet në PD, thotë se kjo ka ndodhur që në 2017.

“E djatha është përçarë në 2017 me një të rënë të lasit, mendoi se mund tu përfundojë karrierën politike të gjithë atyre që i kishte inat vetë. Pd ka mundësi të jetë forcë e parë morale, Rama ka marrë mandate matematike nuk është kryeministri moral. Por i gjendur përballë një opozite të shpërndare që sdëgjojnë njëri tjetrin dhe shkon me klimë mosbesimi normalisht që do të fitonte. 2017 është gropa që i bëri vetes dhe ra vetë brenda.

Nëse u  thua demokratëe se jam rritur merr një të sharë pas. E merr me mend pas 8 vitesh të humbasësh, nëse do rrijë praprë do jetë 51 vjeç që shkon të kërkojë mandatin. Një detyrë ka pasur që nga 2018 të bënte një listë të mirë, këto ishin zgjedhje të pahumbshme. Edhe Basha e ka besuar se është kryeministër i sigurtë, por nuk është si të presësh rradhën e qumështit, përballe kemi një makineri zgjedhore që ka përdorur çdo mekanizëm përballë tij shkuam të buzëqeshur por jo të sigurt”.

Ndërkaq Hoxha thotë se Basha u keqpërdor nga ata që e kanë këshilluar dhe ky ka qenë një faktor i humbjes.

“Nuk bind projekti Basha dhe jo lulzim basha sepse u keqpërdor nga i gjithë grupi që e këshillonin dhe ai vetë do të ketë rënë pre e atyre. Pra viktimë e atyre”.

Hoxha hodhi edhe dyshime të për një takim të mundshëm të Bashës dhe Ramës në Rinas, pasi të dy takuan komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

“Unë dyshoj se janë takuar në Rinas vetëm për vetëm. Basha me Ramën. Nës eRama ka një ofertë për Bashën ta bëjë publike. Nës eka ofertë konkrete politike për të djathtën të dalë ta bëjë publike dhe të shqyrtohet nëse është më e mirë për shqiptarët. Nëse flitet për miratim ligjesh, po. Çdo gjë që i bën mirë Shqipërisë, po. Nës eflitet për marrëveshje të fshehta unë të jap këtë ti më jep atë. Unë jam pro të parës dhe kundër të dytës”./ b.h

Next Post
Dita e tretë e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, nis procesi edhe në Berat

"Shqipëria buzëqesh"/ Janë kryer mbi 10 mijë vaksinime në 24 orë në vendin tonë, mbi 630 mijë që nga fillimi i fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com