• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndjesa e Mziut/ “Prita që Likja të marrë sopatën për kandidatin e vet”, Rama: Falja e tij s’i duhet dreqit!

by
23/04/2021 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përmbyllje të fushatës elektorale në Durrës, zonë ku kërkon një mandat deputeti përpos Vlorës, kryeministri Edi Rama komentoi ndjesën e kandidatit demokrat Xhelal Mziu pas thirrjes për të përsëritur precedentin e Elbasanit.

Rama deklaroi falja e tij nuk i duhet as dreqit, ndërsa shtoi se PD kërkoi falje për deklaratën e tij ndërkohë që sipas tij duhet të kishte kërkuar falje edhe për atë që ndodhi në Elbasan.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te denoncimi për kapjen e kandidatit të LSI duke blerë vota, duke ironizuar se në atë moment kishte pritur që presidenti Ilir Meta të kapte sopatën, pasi ky i fundit ka deklaruar se në rast se kap një person duke vjedhur vota do i presë dorën.

“Jam shumë krenar për patronazhistët e Durësit, Shijakut dhe Krujës. Sepse këtu në Durrës falë gjithë kësaj armate qytetare, falë kësaj armate njerëzish të zakonshëm dhe të buzëqeshur, paqësor por të vendosur më 25 Prill ne do ju tregojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarëve dhe atyre që nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të na penguar në rrugën tonë se Durrësin dhe PS nuk ka forcë që i ndal. Sot patë një fytyrë të dalë nga zgarfellat e historisë shqiptare.

Që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh. Një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, reale, e prekshme. Ai u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e tij nuk i duhet dreqit jo shqiptarëve.

Ndërkohë që ky kërkon falje nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur atë që nuk thuhet, nuk kanë kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan. Kërkojnë falje për një fjalë të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan. Sot një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap duke blerë votat

Thashë Like merr sopatën dhe shko priti duart. Likja nuk doli por lëshoi një postim. Votoni mos kini merak, do jetë ditë feste. O Like. Ta kisha thënë o lëre rakinë, o do të ta nxjerrim me zor”, deklaroi Rama./ b.h

Next Post
FOTO-LAJM/ Ja si e priti sot Elbasani Bashën pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dy ditë më parë

FOTO-LAJM/ Ja si e priti sot Elbasani Bashën pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dy ditë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com