• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndjesa e LSI e adresuar gabim

by Denis Dyrnjaja
17/03/2021 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Vetëm pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve politike të 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim del me një ndjesë publike për djegien e mandate të deputetit në vitin 2019, pas vendimit që mori Partia Demorkatike asokohe. Në mënyrë të vazhdueshme të dy partitë opozitare kanë mbrojtur qëndrimin se djegia e mandateve ishte akti i duhur dhe i domosdoshëm për të nxjerrë në pah mënyrën sesi po qeveris Edi Rama dhe për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Në fakt ky ishte qëllimi i proklamuar, sepse qëllimi real ishte shkaktimi i një krize institucionale që ishte menduar se do të ndodhte me bllokimin e Parlamentit i mbetur vetëm me një parti, praktikisht PS-në që qeveriste vendin. Por opozita nuk kishte llogaritur në skenarin e saj faktorin ndërkombëtar, që nuk e koncepton në mendësinë politike braktisjen e institucioneve dhe faktorin surprizë të zëvendësimit të mandateve të lëna me deputetët e radhës në listë të caktuar po nga vetë PD e LSI. Individët e listës nuk e falën “shansin e artë” që iu erdhi për të përfituar statusin e deputetit dhe të tjera bonuse që vijnë nga ky status si paga e mirë e pensioni i mjaftueshëm dhe i garantuar etj dhe “rrëmbyen” vendet e lëna bosh nga emrat e deputetëve që dorëzonin mandatet me urdhër të Bashës e Kryemadhit.

Parlamenti vijoi punën, opozita mbeti rrugëve për dy vjet me radhë, për t’u rikthyer në zgjedhje po me Edi Ramën kryeministër. Kishte deklaruar se nuk do të hynte kurrë më në zgjedhje me Edi Ramën, sepse ai i vidhte votat ndaj dhe dogji mandatet, por opozitës iu desh ta “lëpijë atë që pështyu” dhe po hyn me Edi Ramën në zgjedhje. Përtej kësaj çdo kthesë edhe pse e vonuar është për t’u përshëndetur dhe ky qëndrim i LSI gjithashtu.

Por ajo që nuk shkon në ndjesën e LSI është se i adresohet Presidentit të Republikës, i cili duhet thënë se në mënyrë përmanente ka qenë kundër djegies së mandateve. Meta nuk ia kishte besën Bashës dhe në 2019 ishte për linjën e qëndrimit në Parlament, por dyzimi dhe mosbesimi që do krijonte brenda opozitës qëndrimi ndryshe i LSI e shtyu Monika Kryemadhin të marrë vendimin për djegien e mandateve si shenjë besnikërie, se nuk ka dhe nuk do të ketë flirt politik me pushtetin dhe Edi Ramën. Ngjarjet rrodhën dhe rezultoi se Meta kishte të drejtë.

Opozita nuk ishte në Parlament, kur në fakt duhej të ishte qoftë edhe për të vetmen çështje bazike të interesit të saj, reformën zgjedhore për të vendosur veton politike nëse do të ishte e nevojshme ndaj një reforme që mazhormaca tanimë mund ta bënte sipas interesave të saj. U desh një formulë ekstra politike, krijimi i një strukture jashtëinstitucionale (Këshilli Politk) që të gjendej një skema e pranueshme nga të gjitha palët në proces (mazhormacë, opozitë parlamentare dhe opozitë jashtëparlamentare PD+LSI) që të gatuhej kodi i ri zgjedhor me avaze të vjetra.

Si përfundim realiteti ishte më kokëfortë, faktet gjithashtu dhe koha provoi se djegia e mandateve ishte një gafë e rëndë politike, aventurë e padobishme dhe me kosto të rënda politike për opozitën dhe jetën parlamentare. Rama qeverisi lirshëm dy vitet e fundit të mandatit të tij i pashqetësuar dhe komod në vendimmarrje, ndërsa opozita i binte më kot përqark me xhiro bosh selisë së kryeministrisë.

Ndërsa LSI ndoqi PD-në në braktisjen e Parlamenti, sot ajo është e para që braktis vendimin e gabuar të djegies së mandateve duke i adresuar një ndjesë Presidentit të Republikës. Në fakt ndjesa duhej t’i adresohej popullit, sidomos popullit opozitar i cili u la i papërfaësuar në Parlament. Mandatet e deputetit nuk janë mandate private, por janë mandate përfaqësimi të interesit publik.

Ndjesa adresuar presidentit, përtej gjestit dhe simbolikës që ka për të treguar pendimin, tregon se këto mandate konsiderohen si pronë politike private jo publike. Ky është hantikapi më i madh dhe në fakt edhe problemi themelor që ka sot politika në Shqipëri, sepse gjithçka e mendon, projekton dhe zbaton në interes të një grupimi politik jo në shërbim të interesit publik. Nuk është vonë për të kërkuar edhe një ndjesë tjetër. Populli po ju vëzhgon, 25 prilli është data kur ju gjykon!

Next Post
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

“Struktura e posaçme”, shpresa e fundit e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

July 17, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Moti përvëlues pushton Shqipërinë, 41 gradë në ditët e ardhshme, sinoptikania zbulon kur rikthehen reshjet

July 17, 2026
“Nuk e uroj dot Këlliçin”, demokratja “shpërthen” pas zgjedhjeve në PD: Zgjodhi betejën e gabuar

“Nuk e uroj dot Këlliçin”, demokratja “shpërthen” pas zgjedhjeve në PD: Zgjodhi betejën e gabuar

July 17, 2026
Ministrja serbe nuk tërhiqet, ndryshon vetëm termin: Në vend të “spastrimit etnik”, duhej të thosha “deportim”

Ministrja serbe nuk tërhiqet, ndryshon vetëm termin: Në vend të “spastrimit etnik”, duhej të thosha “deportim”

July 17, 2026
Malaj: Garancia sovrane rritet në 5 miliardë lekë, lehtësohen kreditë për bizneset

Malaj: Garancia sovrane rritet në 5 miliardë lekë, lehtësohen kreditë për bizneset

July 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Garat në Tiranë dhe Shkodër – analizë paraprake

July 17, 2026
Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

July 17, 2026
Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

July 17, 2026
Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

July 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 18 korrik 2026

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In