Një 48-vjeçar me iniciale K.(N.). S. është vënë në pranga në Vlorë. Ai u kap me 104 kilogramë lëndë kanabis. Ai e kishte fshehur drogën në makinë pasi e kishte ndarë lëndën narkotike në 10 pako të ndryshme.
“Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular”, njoftoi policia.
Policia thotë se ka pasur informacione në rrugë operative për 48-vjeçarin. Por kur ky i fundit ka vënë re se po ndiqej ka tentuar që të largohet me shpejtësi. Megjithatë është vënë në pranga pas disa minutash ndjekje.
“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel”, njoftoi policia.
/a.r