• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndjek agjendën e Orban për Ballkanin Perëndimor”/ Analiza e DW: Varhelyi njeri i besuar i tij, zbuti kritika ndaj Serbisë

by Java News
08/06/2022 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri hungarez për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, duhet të përfaqësojë në fakt politikën e Brukselit, por ai ndjek agjendën e kryeministrit hungarez Viktor Orban për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njihet në të gjithë Evropën për qëndrimin e tij të hapur miqësor ndaj Putinit. Por ka edhe një fushë në të cilën Orbani vepron pothuajse pa u vënë re: zgjerimi i BE-së dhe politika e fqinjësisë.

Sektori përgjegjës për zgjerimin e BE-së dhe politikën e fqinjësisë, një nga më të rëndësishmit në Komisionin e BE-së, ju besua në vitin 2019 Hungarisë. Ai drejtohet nga Oliver Varhelyi. Juristi dhe diplomati 50-vjeçar është i besuar i vjetër i Orbanit dhe prezantohet para botës së jashtme si një komisioner besnik i BE-së. Por në fakt ai vepron si përmbushës i ideve të Orbanit për zgjerimin e BE-së dhe politikën e fqinjësisë.

Balkan Gipfeltreffen mit den Staats- und Regierungschefs der westlichen Balkanländer
Samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor, qershor 2021 në Tiranë – në konferencë shtypi Varhelyi me Edi Ramën

Lojërat strategjike të Orbanit

Deri tani kjo politikë zgjerimi e Orbanit dhe të besuarit të tij Varhelyi nuk përbënte ndonjë çështje me rëndësi për publikun e gjerë evropian, sepse realizimi i skenarit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perëndimor vitet e fundit po bëhej gjithnjë e më i largët. Prandaj lojërat strategjike të Orbanit dhe qëndrimet e komisionerit Oliver Varhelyi në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk përbënin ndonjë një shqetësim i madh. Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë kjo mund të ndryshojë.

Kremlini ndjek prej kohësh një politikë destruktive dhe destabilizuese në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Frika nga një përshkallëzim i dhunshëm në rajon e ka shtyrë BE-në dhe mbi të gjitha diplomacinë gjermane ta kthejnë vëmendjen e tyre drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministrat gjermanë Annalena Baerbock dhe Christine Lambrecht ishin tashmë për vizitë në rajon dhe këtë javë aty do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz.

Ideja është që të parandalohet largimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nga BE-ja me më shumë vëmendje, me bashkëpunim të ri, mbështetje për politikat reale reformuese dhe përfaqësuesit e tyre si dhe me nisma kundër nacionalizmit dhe separatizmit. Dhe me qëndrime të tilla diplomacia gjermane po shkon drejt një konfrontimi me politikën e Orbanit për Ballkanin Perëndimor si dhe me veprimet dhe qëndrimet e të besuarit të tij Oliver Varhelyi.

Nord-Mazedonien l EU-Erweiterungs-Kommissar Varhelyi trifft Premierminister Kovacevski
Takimi i Varhelyi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski

Lavde për liderët autoritarë

Nga Komisioneri i BE-së për Zgjerimin nuk është dëgjuar asnjë kritikë për mungesën e reformave në rajon. Përkundrazi, Varhelyi i vlerëson liderët autoritarë si Vuçiçi apo kolegu i tij malazez, Milo Gjukanoviç, për politikat e tyre kinse të suksesshme të integrimit në BE. Nganjëherë Komisioneri për Zgjerimin vepron si një lobist për liderët autoritarë të Ballkanit Perëndimor.

Një punonjës i BE-së i afërt me Varhelyi, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë për DW se sidomos kritikat ndaj Serbisë janë zbutur në mënyrë sistematike vitet e fundit nga Komisioneri i Zgjerimit dhe kabineti i tij. Fjala është për të ashtuquajturat raporte për progresin që përgatiten rregullisht në Bruksel për kandidatët për anëtarësim. “Deklaratat kritike, për shembull për lirinë e mediave në Serbi, janë hequr nga raportet tona dhe vlerësimet e këqija janë ndryshuar në më të mira”, thotë zyrtari i BE-së.

Në përgjithësi fokusi është zhvendosur nga kriteret politike si sundimi i ligjit drejt çështjeve të tilla si politika e investimeve. Në vend që të shqyrtohet, se cilat reforma janë zbatuar në të vërtetë, kabineti i Varhelyi përmend vazhdimisht vetëm se çfarë kishin arritur zyrtarisht dhe legjislativisht kandidatët për anëtarësim. “Prandaj mund të thuhet me siguri se Komisioneri i Zgjerimit është krahu i zgjatur i Orbanit në Komisionin e BE-së”, thotë zyrtari i BE-së.

Edhe Viola von Cramon, deputete e partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian, shpreh kritika të ngjashme ndaj Komisionerit të Zgjerimit: “Varhelyi krijon haptazi afërsi me ata aktorë në Ballkanin Perëndimor që nuk janë demokratë, por që i duhen Orbanit për politikën e tij,” thotë ajo për DW.

EU-Parlament Viola von Cramon Die Grünen
Viola von CramonEurodeputetja Viola von Cramon ishte bashkënismëtare e një letre proteste që i drejtuan në fillim të vitit 30 eurodeputetë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në të ata kërkuan një hetim të brendshëm të BE-së mbi veprimtarinë e Varhelyi. Arsyeja për këtë ishte qëndrimi i diskutueshëm individual i Varhelyit ndaj liderit politik të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, anëtar i presidencës shtetërore boshnjake prej tre anëtarësh. Dodiku e vë prej vitesh në pikëpyetje ekzistencën e shtetit boshnjak dhe kërcënon vazhdimisht me shkëputjen e Republika Srpska. Me sa duket Varhelyi ka bërë me Dodikun në fund të vitit të kaluar një marrëveshje në lidhje me kohën e nismave separatiste të serbëve të Bosnjës.

Asnjë reagim nga Ursula von der Leyen

Por protestat e eurodeputetëve u shuan, sepse Ursula von der Leyen nuk iu përgjigj letrës. “Pa mbështetjen e Orbanit ajo nuk do të ishte bërë Presidente e Komisionit”, thotë Viola von Cramon. “Kjo është ndoshta arsyeja pse ajo përdor shmangien si strategji për të zgjidhur problemet. Unë sidoqoftë mendoj se portofoli i zgjerimit nuk duhet t’i ishte dhënë kurrë Orbanit.” – thotë deputetja e partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian.

Kryeministri i Hungarisë nga tjetër nuk lë asnjë pikë dyshimi se dëshiron të luajë një rol kyç në formësimin e politikës së zgjerimit të BE-së në të ardhmen – ose në rast nevoje madje ta bllokojë atë. “Berlini dhe Brukseli nuk mund të ndjekin ndaj Ballkanit një politikë kundër hungarezëve”, tha ai në një fjalim programor në mes të muajit shkurtit. “Ne nuk pranojmë asnjë vendim të Brukselit që është në kundërshtim me interesat e Hungarisë.”/DW

g.kosovari

Next Post
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 11 të arrestuar mes tyre 6 shqiptarë

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 11 të arrestuar mes tyre 6 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com