Mitrovica është ndezur pas fitores së kombëtares shqiptare në futboll kundër Armenisë dhe kualifikimit të drejtpërdrejtë në Euro 2016, njofton korrespondenti i KosovaPressit nga Mitrovica. Qindra qytetarë janë tubuar në anën jugore të qytetit pranë urës së Ibrit, duke brohoritur “Shqipëri etnike”, “Mitrovica është e jona”.
Forca të rrepta kanë formuar kordon në hyrje të urës për të parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm me serbët e anës tjetër veriore.