• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndizet beteja për Tiranën! Rama mbledh nënkryetarët, Ristanin dhe Manastirliun (Lëvizja e fundit e Veliajt)

by A R
24/09/2025 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa u bërë 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt, në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, po zhvillon që prej orës 11:00 një takim me katër nënkryetarët e bashkisë më të madhe në vend dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Në takim, siç raporton gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, po merr pjesë edhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, që është njëherësh kandidate zyrtare për zgjedhjet e pjesshme për Tiranën.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë po flitet, por mendohet se organizimi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë tema kryesore.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, i është dorëzuar Prefektit të Tiranës, i cili siç bën me dije Zotka, e ka miratuar zyrtarisht procedurën.

Brenda 1 ore shkresa do t’i dërgohet kryeministrit Edi Rama, për të vulosur përfundimisht shkarkimin e tre herë kryebashkiakut të Tiranës.

Pas këtij hapi, vihet në dijeni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj për vakancën në mënyrë që të vendoset data për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet. Me shumë gjasë, qeveria do të mblidhet të enjten, 25 shtator.

Kujtojmë se Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatë Kushtetuese, 15 ditë pas shpalljes së tij. Ky organ jep edhe verdiktin final. Megjithatë nuk dihet, nëse Veliaj do e ndërmarrë këtë hap, teksa ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës, që prej 10 shkurtit 2025.

Ndërkohë, në orën 18:00, në Kopshtin e Edenit, kryeministri Edi Rama do të takojë deputetët e PS në Tiranë dhe ministrat e qeverisë.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Shtator 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In