Ndizen dritat e pemës së Krishtindjeve tek “Skënderbej”, Veliaj fton të gjithë shqiptarët për festat në Tiranë (Foto)

Tirana ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës gjigande të Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbej. Sheshi qendror i kryeqytetit i cili ka rikthyer këtë dhjetor festash edhe traditën e krijuar vitet e fundit me shtëpizat prej druri, u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët me repertorin e këngëve festive. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë festive u shpreh se bashkë me Tiranën që ndezi sot dritat e festës përmes pemës së Krishtlindjeve, po ndizet edhe drita e shpresës dhe e besimit te çdo qytetar i saj sidomos pas dy viteve të vështira që kaluam me tërmetin dhe pandeminë.

“Në fakt ne në Tiranë dimë të ndezim drita. Ndezim drita nëpër shkolla. Ndezim sot dhe dritat e pemës, por pyetja më e rëndësishme është: – A mund të ndezë gjithsecili prej nesh një dritë në zemrën e tij, një dritë që e bën pak më të mirë sec ishte këtë vit, pak më solidar, një shok më të mirë, një nxënës më të mirë, një qytetar më të mirë? Nëse ne ndezim këtë dritë në zemrën tonë, secili prej nesh këtë vit mund të bëjë gjëra të mrekullueshme,” u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh krenar që më në fund Tirana arriti të ringrihet pas dy fatkeqësive më të mëdha të viteve të fundit. “Pyetja është nëse Tirana që unë kam bekimin e madh që t’i shërbej që është qyteti më i bukur, më i mdh, më i dashur e solidar i gjithë shqiptarisë është ngritur më e fortë, më e bashkuar dhe më e dashur, atëherë ia ka vlejt çdo mund, përpjekje dhe sakrificë,” deklaroi ai.

Veliaj ftoi këdo që t’i bashkohet kryeqytetit shqiptar në këto festa magjike. “Teksa numërojmë të gjithë mbrapsht për të ndezur dritat e pemës, për të hapur këtë fshat të madh, për të ftuar të gjithë shqiptarët dhe këdo që të vijë dhe t’i kalojë festat në Tiranë, unë dua që secili prej nesh të reflektojë nëse mund të ndezë edhe dritën e zemrës së vet, të mendjes së vet të bëhet pak më i mirë, të mos gjejë gjërat që na ndajnë po ato që na bashkojnë, atëherë Tirana në vitin 2022 ku ne do jemi dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë do jetë më e fortë, më e bukur dhe më e dashur për të gjithë,” e mbylli fjalën e tij Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com