• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ndikuan në perceptimin e publikut mbi rrezikun e virusit’/ Kryemadhi pjesë e fushatës ruse të dezinformimit mbi COVID?! SHISH: Pas teorive konspirative fshihen vendet anti-Perëndim

by Java News
21/08/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një shkrim në shqiptarja.com gaetari Adriatik Doci thekson se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi politikania e vetme në Shqipëri që e shpalli covid si një virus i krijuar në kushte laboratorike

Doci shkruan se Shërbimit Informativ Shtetëror raport mbi përhapjen e lajmeve të rreme dhe teorive konspirative mbi covid-19 në Shqipëri.

Sipas SHISH vendet anti-Perëndim u angazhuan në një fushatë dezinformimi mbi covid përmes mediave dhe aktorëve të ndryshëm, duke e konsideruar virusin si armë biologjike dhe shpikje të Perëndimit.

Shkrimi i plotë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2020, në disa intervista televizive, ka befasuar me deklaratat e saj, duke e shpallur Covid-19 si një virus i krijuar në kushte laboratorike, si konspiracion të madh politik etj. Kryetarja e partisë së tretë më të madhe mbështeti kështu valën e teorive konspirative nga më të çuditshmet mbi Covid-19, duke shtuar pasigurinë dhe mosbesimin e publikut për respektimin e masave anti-covid. Nëse media të ndryshme, të cilat nuk janë referencë besueshmërie për publikun, i kanë përhapur lajmet e rreme mbi covid-19, edhe për arsye klikimesh, në mënyrë të pavetëdijshme për pasojat etj., artikulimi i teorive konspirative nga politikanët kryesorë të Tiranës, duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve të sigurisë.

Përhapja e teorive konspirative dhe lajmeve të rreme mbi covid-19, është kryefjala e raportit të Shërbimit Informativ Shtetëror për çështjet e sigurisë në Shqipëri, gjatë vitit 2020. Në raportin e SHISH thuhet se aktorë shtetërorë dhe jo shtetëror të pozicionuar kundër SHBA-BE, u angazhuan në një fushatë të egër dezinformacioni në lidhje me COVID-19. Në raport nuk referohen emra, por thuhet se këta faktorë anti-perëndim, me fushatën e tyre, ndikuan në perceptimin e publikut mbi rrezikun e virusit, duke e konsideruar atë një shpikje biologjike. SHISH nënkupton në raport se pas kësaj fushatë fshihen Rusia dhe Kina, për t’ju kundërvënë SHBA-së dhe BE-së.

Në raport thuhet se “Situata e shkaktuar nga COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, të cilat ndikuan negativisht në përgjigjen reaguese dhe perceptimin e publikut mbi rrezikshmërinë reale të pandemisë. Aktorë shtetërorë jo-perëndimorë dhe ata jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, u angazhuan në fushata dezinformacioni dhe në lidhje me COVID-19, duke rënduar krizën dhe minuar përpjekjet për tejkalimin e saj, përfshi supozime se Perëndimi e ka krijuar virusin, se virusi është një armë biologjike, se BE-ja po dështon në menaxhimin e pandemisë, institucionet euro-atlantike nuk kanë kapacitete reaguese kolektive, se do të shpërbëhen nën këtë presion, etj”.

SHISH konstaton se mediat online dhe rrjetet sociale u bënë përcjellëse te publiku i teorive konspirative dhe raportimeve false. “Përveç përdorimit të aseteve të tyre mediatike, apo mediave të financuara e orientuara prej tyre për të drejtuar fushata të shënjestruara dezinformacioni, edhe shpërndarja jo e qëllimtë e informacionit fals dhe teorive konspirative në hapësirën online, ndenja e pasigurisë të publikut dhe nevojës për përgjigje lidhur me COVID-19, i favorizoi për të përhapur narrativat e tyre, propaganduar superioritetin dhe shënjhestruar sistemet demokratike si të dështuara.Në rajon dhe vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin për arritjen e objektivave strategjike për t’iu kundërvënë dhe penguar proceset integruese euro-atlantike në rajon”.

Në raport flitet edhe për një koordinim ndërkombëtar për publikimin e lajmeve të rreme mbi covid, gjithnjë në kuadër kundër linjës së Perëndimit. “Një numër teorish konspirative janë shpërndarë nga platforma propaganduese, sociale e mediatike, që reflektuan edhe publikimet në kanalet mediatike shtetërore dhe jo-shtetërore të vendeve jo-perëndimore, të regjistruara në këto vende por edhe jashtë tyre, pa lidhje të qarta shtetërore. Shpërndarja e qëllimtë, por edhe për motive klikimi, nga llogari rrjetesh sociale, patën ndikim në perceptimin e publikut, me impakt në ulje të besueshmërisë për masat kundër COVID-19 dhe rrezikshmërinë reale të pandemisë. Hapësira online e vendeve të rajonit, por edhe vendit tonë, u bë shpërndarëse e këtyre narrativave”, thuhet në raport.

Sipas raportit të SHISH “Pandemia e shpejtoi përdorimin e diplomacisë agresive për të promovuar superioritetin e sistemeve politike autoritare…. Objektivat kryesore të operacioneve informative të këtyre aktorëve janë nxitja dhe amplifikimi i ndasive politike, sociale, etnike, fetare; minimi gradual i besimit në proceset, në sistemin demokratik, institucionet kombëtare e ndërkombëtare; përçarja e kohezionit kombëtar dhe midis vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së; manipulimi i perceptimit publik mbi to dhe paraqitja e modeleve të tyre qeverisëse si të suksesshme në menaxhimin e situatës në raport me shtetet perëndimore dhe organizmat ndërkombëtare”.

Rapoti i SHISH mbi dezinformimin rreth covid
Next Post
“Erdhëm se dëgjuam që këtu në Sarandë ekzistonte një…”/ Turistja nga Jeruzalemi magjepset nga sinagoga: Këtu janë rrënjët dhe historia jonë

"Erdhëm se dëgjuam që këtu në Sarandë ekzistonte një..."/ Turistja nga Jeruzalemi magjepset nga sinagoga: Këtu janë rrënjët dhe historia jonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In