• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Erdhëm se dëgjuam që këtu në Sarandë ekzistonte një…”/ Turistja nga Jeruzalemi magjepset nga sinagoga: Këtu janë rrënjët dhe historia jonë

by Java News
21/08/2021 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinagoga ndodhet në qendër të Sarandës. Pushuesit shqiptarë ende nuk kanë kulturën e duhur që të vizitojnë site historike dhe kulturore. Ndërsa të huajt janë më të predispozuar për turizëm kulturor. Vizita e një çifti nga Kanadaja por që jetojnë prej 50 vitesh në Jeruzalem nuk është e rastësishme.

Xhej Rollings merret me produksion filmash. Ka realizuar dhjetra dokumentarë për shumë pjesë të Biblës. Historia e sinagogës në Sarandë i tërhoqi shumë ndaj erdhën për ta vizituar.

“Ne kemi ardhur në Shqipëri për të mësuar më tepër. Ne jemi kanadezë, por jetojmë në Izrael prej 50 vjetësh.  Unë kam realizuar rreth 100 dokumentarë mbi këndvështrimet e ndryshme të Biblës.

Erdhëm në Shqipëri se dëgjuam që këtu në Sarandë ekzistonte një sinagogë, që datonte në shekullin e tretë apo të katërt të erës sonë. Mbërritëm këtu dy-tri ditë më parë dhe sot erdhëm të vizitonim këtë sinagogë. Na ka lënë shumë mbresa” tha Xhej Rollings.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka origjinën nga Jeruzalemi. “Unë jam kanadeze, por me prejardhje nga Jeruzalemi. Ndihem e ngazëllyer që kam ardhur të shoh komunitetin hebre dhe sinagogën e dikurshme, në qytetin e mrekullueshëm të Sarandës.

Sigurisht që tani është një ngrehinë e braktisur. Por, përpos rrënojave e gurëve, këtu gjendet historia jonë. Kur shohim diçka të tillë, nuk mërzitemi aspak, përkundrazi gëzojmë, sepse të paktën është ruajtur. Këtu janë rrënjët tona.

Rrënjët janë gjithçka në jetë. Pemët janë shumë të bukura, por nuk kanë jetë pa rrënjët e tyre. Këtë ndjesi kemi ne hebrenjtë për rrënjët tona, i shohim si një trashëgimi të vyer” tha ajo.

Producenti dhe bashkëshortja e tij vlerësojnë dhe shqiptarët që strehuan hebrenjtë.

“Historia e hebrenjve këtu ishte tragjike në fillesat e veta, pasi ishin shumë pak në kohën e Holokaustit. Ishin rreth 200 hebrenj në të gjithë Shqipërinë. Por një fakt interesant është se, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ata ishin shtuar, ishin bërë rreth 3 mijë hebrenj.

Për mua kjo është mjaft domethënëse, sepse Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ka ndodhur diçka e tillë. Kjo do të thotë se kjo sinagogë, këto rrënoja, shërbejnë si simbol i domethënies që ka kjo copëz historie për këtë vend. Është një objekt i trashëgimisë historike, që duhet ruajtur. Madje, duhen vendosur edhe pllakata informuese për njerëz si ne që vijmë si turistë, që të mësojmë diçka më tepër. Do të ishte e mrekullueshme” tha ai.

“Zoti i bekoftë njerëzit që erdhën dhe qëndruan, që ndërtuan jetën e tyre dhe i sollën begati qytetit. Përmes këtyre fjalëve kuptojmë se zyrtarë nga Jeruzalemi erdhën dhe iu përkushtuan kësaj toke. sot ne jemi të gëzuar. Na duket si “Dita e Falënderimeve” tha ajo.

Sinagoga u zbulua gjatë gërmimeve për ndërtimin e pallatit të Kulturës në Sarandë në një thellësi mbi 1 m. Më pas vijuan gërmime sistematike arkeologjike deri sa dolën në dritë rrënojat e këtij ndërtimi dhe dy mozaikë. Sinagoga ndodhet në anën perëndimore të qytetit./abcnews

g.kosovari

Next Post
Britani/ Miratohet koktejli ‘Ronapreve’ i antitrupave për trajtimin e COVID

Britani/ Miratohet koktejli ‘Ronapreve’ i antitrupave për trajtimin e COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com