• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndikojnë në zgjedhje kandidatët e grupit “Alibeaj”? Paloka: Po, moralisht dhe numerikisht në zonat ku ndahemi ngushtësisht me PS-në

by Java News
10/11/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Edi Paloka, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, foli për mos arritjen e marrëveshjes me përfaqësuesin e palës tjetër brenda PD, Gazment Bardhi, që në zgjedhjet lokale të hynin me një kandidat.

Paloka tha se ishte e pakuptimtë që kandidati fitues i primareve t’i nënshtrohej më pas sondazhit, dhe aty të dilte një kandidat tjetër.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se sa do të ndikojnë në vota dalja e dy kandidatëve të opozitës në zgjedhje, Paloka u shpreh se pavarësisht se grupimi tjetër ka zero peshë politike sërish prish punë.

Sipas tij kjo do të ndikojë moralisht si fillim pasi qytetarët do të thonë se këta kur nuk merren vesh me njëri-tjetrin pse duhet t’i votojmë, ndërsa numerikisht do të ketë ndikim në ato zona ku PD dhe PS ndahen ngushtësisht.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë nuk funksionoi në ato negociatat e famshme mes jush dhe zotit Bardhi. Ju u nisët i bindur për zgjidhje?

Paloka: Unë po. Jo vetëm i nisa me bindje por kisha përshtypjen që ne do të arrinim marrëveshje, madje u arrit marrëveshja edhe para se të ulesha me zotin BArdhi, pasi kam patur bisedime dhe me deputetë të tjerë. Zoti Rushaj ka qenë një nga ata, ne jemi miq, jemi kolegë kemi biseduar për një të mirë që i duhet PD-së. Ishin primaret ato që e prishën.

Xhokaxhi: Bardhi tha në këtë studio se kishte vetëm një pikë që e prishi primaret, pasi ne kërkuam edhe sondazh. Çfarë pune prishte të bëheshin sondazhet?

Paloka: Zëvendësimi i primareve me sondazhet ishte i papranueshëm, ky ishte propozimi i parë që erdhi.

Xhokaxhi: Bardhi tha edhe votim edhe sondazh.

Paloka: Në fund na erdhi propozimi 50 me 50. Por edhe kjo nuk është e pranueshme pasi nëse dikush fiton primaret dhe më pas humb në sondazhe kjo nuk ka vlerë. Të jem i sinqertë, unë edhe tek bardhi pashë vullnet për ta zgjidhur problemin, se çfarë ndodhi ditën e fundit nuk e di. Zoti bardhi më tha do mblidhet grupi, unë dua një përgjigje e shpejtë se do marrim një vendim. Pse duhej kaq e shpejt, kjo përgjigje? Në propozimin e tyre thuhej të ngriheshin grupe jashtë PD që të merreshin vendime për kandidatët me unanimitet. Unë i thashë edhe Bardhit se këto gjetjet se si ta bllokojmë këtë proces nuk më duket zgjidhje.

Xhokaxhi: Fakti që Alibeaj do dalë më vete në zgjedhje çfarë do të thotë?

Paloka: Ti shërbesh Edi Ramës.

Xhokaxhi: Në vota si përkthehet?

Paloka: Numerikisht ata mund të jenë realisht të papërfillshëm, p[ra aksionet e tyre kanë shkuar afër zeros politikisht. A dëmtojnë? Sigurisht që po, edhe numerikisht edhe moralisht. Moralisht pasi në psikologjinë e elektoratit ata do të thonë që këta janë të ndarë pse të votojmë. Numerikisht ndikojnë në zonat ku ne na ndajnë pak vota me PS. Në Durrës për 100 votat e LSI-së ne do kishim dalë 7 me 7 me socialistët./m.j

Next Post
Bashkimi postraumatik në PD: E çara më e thellë ndodhet në Shkodër

'Rithemelimi' i shtrin dorën grupit të Alibeajt: Portat e hapura, asgjë nuk është mbyllur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In