• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndikimi rus dhe kinez në Ballkan, flasin ekspertët: Po shfrytëzohen pikat e dobëta, ja strategjia që po ndiqet

by Java News
14/07/2021 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare kanë kohë që kanë paralajmëruar rritjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor. Vonesat e Bashkimit Evropian për të pranuar vendet e këtij rajoni në bllok, thonë analistët, mund të shtojnë hapësirat e këtij ndikimi duke vënë në konkurrencë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin nga njëra anë dhe Kinën dhe Rusinë nga ana tjetër.

Kina dhe Rusia kanë kohë që po zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan Perëndimor, duke përdorur strategji të ndryshme, me synimin e njejtë për t’iu kundërvënë Perëndimit, thotë analisti Janush Bugajski.

“Putini e kupton se nuk mund të përfshihet në një sulm të drejtpërdrejt kundër Perëndimit, por mund ta minojë atë duke shfrytëzuar pikat e dobëta. Dhe, sigurisht, Ballkani dhe në veçanti Ballkani Perëndimor, është pika e dobët për Perëndimin// Kina, mendoj se ka një strategji më afatgjatë që bazohet më shumë në kontrollin ekonomik dhe që eventualisht mund të shndërrohet në më shumë kontroll dhe ndikim politik në rajon”, thotë zoti Bugajski.

Kina po i përdor investimet në Ballkanin Perendimor për synime ideologjike, thotë analisti David Phillips, ndërsa kërkon të sigurojë heshtjen apo mbështetjen e këtyre vendeve në arenën ndërkombëtare.

“Interesat e Kinës në Ballkanin Perendimor nuk janë thjesht financiare, por ideologjike. Kina kërkon të ndërtojë një rrjet vendesh totalitare tek të cilat mund të mbështetet në rast të një konflikti apo krize//Siç e kemi parë, Serbia ka mbështetur shtypjen e ujgurëve nga Kina dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Hong Kong”, thotë analisti.

Investimet kineze në rajonin e Ballkanit janë bërë në formën e huave dhe jo të investimeve të drejtpërdrejta, duke shtuar rrezikun e vartësisë së tyre tek borxhet nga Kina, thotë analisti Bugajski.

“E kemi parë këtë në Mal të Zi, me investimet e kompanive të cilat kontrollohen nga qeveria kineze, ose janë në pronësi të saj. Ata përpiqen të bindin vendet të marrin hua të shumta nga Kina, nga bankat kineze, që më pas i bën këto vende të varura”, thotë analisti.

David Phillips thotë se Rusia nga ana e saj vazhdon ta përdorë Serbinë për të kundërshtuar ndikimin e Shteteve të Bashkuara në rajon.

“Rusia ka vetëm një interes dhe ai është të ndalojë Shtetet e Bashkuara të konsolidojnë partneritetin e tyre në Ballkanin Perendimor, qoftë kjo duke u përpjekur të mos lejojë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, apo duke mbështetur axhendën e Serbisë”, thotë zoti Phillips.

Regjimi i Putinit thotë analisti Bugajski nuk dëshiron një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës dhe e ka përdorur Serbinë për të krijuar probleme në Ballkan.

“Unë do të thosha se ata janë më shumë kundër një marrëveshjeje sesa ndoshta disa politikanë në Beograd dhe po e përdorin Serbinë sigurisht për avantazhin e tyre, sepse Serbia është si një gjemb në Ballkan, që ata mund ta përdorin për interesat e tyre //. Pra për Rusinë, Serbia është një vegël e dobishme për të krijuar probleme”, thotë zoti Bugajski.

Të dy analistët janë skeptikë për ndonjë përparim në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, nëse ato do të vazhdojnë të ndërmjetësohen vetëm nga Bashkimi Evropian ndërsa kërkojnë një presion më të madh nga Shtetet e Bashkuara.

“Ka ardhur koha për një qëndrim më të ashpër mbi negociatat dhe për një strukturë të re që do t’i vendoste Shtetet e Bashkuara si një lojtar kryesor përmes të dërguarit të tyre të posaçëm presidencial për dialogun Serbi- Kosovë. Nëse ia lëmë BE-së, asgjë nuk do të ndodhë”, thotë zoti Phillips.

“Mendoj se Amerika mund të kërkojë njohjen e ndërsjellë, siç deklaroi administrata Biden sapo mori detyrën kur parashtroi planet e saj për Ballkanin. Kjo është ajo që pritet nga Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Bugajski.

Analisti Phillips e sheh luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë si hapa të rëndësishëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“BE-ja është një koalicion i vendeve që ndajnë vlera. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë provuar se ndajnë të njëjtat vlera. Goditja e korrupsionit, forcimi i demokracisë shumëpartiake janë hapat e ardhshëm të rëndësishëm. Kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndërmarrin këto hapa, nuk duhet të ketë pengesa për integrimin më të gjerë në BE dhe nje bashkëpunim më të gjerë Euro-Atlantik”, thotë analisti Phillips.

Por analisti Bugajski parashikon se problemet me të cilat përballet Evropa (si në drejtim të udhëheqjes së saj pas largimit të kancelares Merkel ashtu edhe pas pandemisë) do ta bëjnë të vështirë përparimin e këtyre dy vendeve drejt Bashkimit Evropian. Analisti pret ndërkohë që Moska të ushtrojë më shumë presion në Ballkan për të minuar integrimin perëndimor dhe për të krijuar ndoshta konflikte të reja që mund të shkojnë më larg atyre që kemi parë gjatë pesë apo 10 viteve të fundit. “Nuk do të çuditesha që Moska të provojë të nxisë një lloj konflikti të dhunshëm në rajon”, thotë analisti.

Analisti David Phillips tërheq vëmendjen për një qasje më vigjilente ndaj Kinës, për të kuptuar interesat dhe axhendën e saj dhe për të kundërshtuar përpjekjet e saj për të minuar demokracitë e stilit perëndimor, në mënyrë që modeli i qeverisë totalitare të Kinës të mos mbizotërojë./VOA

/m.j

Next Post
“RD” e sulmon “padashje” Kunatin dhe e fshin sakaq lajmin

“RD” e sulmon “padashje” Kunatin dhe e fshin sakaq lajmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In