• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndikimi i konflikteve në tregun e naftës/ Selami Xhepa: Po të mbyllej ngushtica e Hormuzit, do kishte pasoja serioze

by E S
04/07/2025 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmet e Izraelit mbi Iranin dhe ndërhyrja e SHBA duke sulmuar objektet bërthamore të Teheranit krijoi jo pak shqetësime sa i takon çmimit të naftës në treg.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” tha se në situata konflikti dhe lufte nafta është një prej mallrave të papërpunuara, që rritet, për shkak dhe të pasigurisë dhe bllokimit të rrugëve të transportit detar.

Ai theksoi se nëse ngushtica e Hormuzit do mbyllej nga Irani kjo do kishte pasoja serioze.

“Tregjet e mallrave të papërpunuara, ku nafta është një nga elementë thelbësorë të këtij grup malli janë të ndejshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe sa hera ka konflikte, sidomos konflikte që lidhen me zona prej ku sigurohet de oferta kryesore e tregut ndërkombëtar, siç është nafta dhe destabiliteti në lindjen e mesme. Sa herë ka zhvillime të tillë pa diskutim që kjo prodhon një realitet krizash ekonomike dhe mund të ketë pasoja serioze.

Episode të tilla i kemi parë dhe përsëriten në historinë e ekonomisë. E gjithë sistemi i tranzitimi i naftës që gjenerohet në Lindjen e Mesme, tranzitohet vetëm përmes një rrugë, që është ngushtica e Hormuzit, i cili kontrollohet nga Irani në raste të konfliktesh të kësaj natyre ishte një burim shqetësimi dhe tensioni. Ne pamë që kompaninë e transportit dhe kompanitë e sigurimet, që bëjnë sigurimin e mallit, rritën menjëherë premiumin e transportet dhe sigurimet dhe pati një efekt deri diku modest. N.q.s. do mbyllej ngushtica, efekti do kishte qenë shumë më dramatik në tregje”, tha ai.

Më tej, eksperti i ekonomisë theksoi se për të tejkaluar problemet në të ardhmen, duhet që shtetet të krijojnë një plan për të diversifikuar rrugët e transportit të naftës.

“Duhet të ndërtojmë qasje strategjike për të diversifikuar kanalet e trazitimit të naftës, duke nënkuptuar sisteme të reja tubacionesh dhe ndërtimin e porteve në vende që kanë rrezik më të ulët të destabilizimit dhe në këtë mënyrë mund të kapërcehet efekti i ndikimeve të forta në afatshkurtër, sepse në afatgjatë gjenden zgjidhje politike për ta stabilizuar situatën”, tha ai.

Next Post
Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Nafta përdoret si armë gjeopolitike, pritet rritje

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Nafta përdoret si armë gjeopolitike, pritet rritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In