• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndikimi i Brexitit në ekonominë botërore

by Aalison Pearse Stevens
18/06/2016 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Anatole Kaletsky

Sjellja e ethshme e tregjeve financiare përpara referendumit të Mbretërisë së Bashkuar më 23 qershor për të qëndruar apo jo në Bashkimin Europian tregon se rezultati do të ndikojë në gjendjen ekonomike dhe politike kudo në botë më tepër nga sa sugjeron 2.4 përqindëshi i PBB-së globale që përbën Britania. Këto janë tre arsyet për këtë impakt të jashtëzakonshëm.

Së pari, referendumi “Brexit” është pjesë e një fenomeni global: revoltat populiste kundër partive tradicionale politike, ku kryesisht votuesit më të moshuar, më të varfër dhe më pak të arsimuar duan të shkatërrojnë institucionet ekzistuese dhe të kundërshtojnë politikanët e “establishmentit” dhe ekspertët e ekonomisë. Në fakt, profili demografik i votuesve të mundshëm të Brexit është shumë i ngjashëm me mbështetësit amerikanë të Donald Trump dhe adhuruesve francezë të Frontit Kombëtar.

Sondazhet e opinionit lënë të kuptohet se votuesit britanikë mbështesin fushatën “të dalim” me një marxhinë nga 65% në 35%, nëse nuk e kanë mbaruar shkollën e mesme apo kanë punë të krahut. Përkundrazi, votuesit e diplomuar në universitet, nën moshën 40-vjeçare dhe anëtarë të punëve më të paguara planifikojnë të votojnë për të qëndruar me marxhina të ngjashme 60% deri në 40% dhe më lart.

Në Britani, SHBA dhe Gjermani rebelimet populiste nuk janë nxitur vetëm nga vështirësitë e ngjashme dhe nga ndjenjat nacionaliste, por gjithashtu edhe nga gjendja ekonomike e ngjashme. Të trija vendet kanë thuajse punësim të plotë, ku norma e papunësisë është rreth 5%. Por shumë nga vendet e krijuara të punës kanë paga të ulëta dhe imigratët së fundmi zëvendësuan bankierët si koka e prishur e të gjitha problemeve shoqërore.

Masa e mosbesimit te liderët e biznesit, politikanët e zakonshëm dhe ekonomistët ekspertë është e qartë në shkallën me të cilën votuesit po shpërfillin paralajmërimet për të mos vënë në rrezik begatinë duke sulmuar rregullin e përgjithshëm. Në Britani, pas tre muajsh debat rreth Brexit, vetëm 37% e votuesve bien dakord se Britania do të ishte në gjendje më të keqe ekonomike nëse largohej nga BE-ja nga 38% e një viti më parë.

Me fjalë të tjera, të gjitha raportet voluminoze – nga FMN, OSBE, BB dhe qeveria britanike dhe Banka e Anglisë – kanë paralajmëruar në mënyrë unanime për humbje të konsiderueshme nga Brexit, por janë shpërfillur. Në vend që t’i kundërvihet paralajmërimeve të ekspertëve me analiza të detajuara, Boris Johnson, lideri i fushatës për të dalë, është përgjigjur me kapardisje dhe retorikë të ngjashme me anti-politikat e Trump: “Kush është i shqetësuar rreth largimit? Oh më besoni, do të shkojë mirë.” Me fjalë të tjera, të ashtuquajturit ekspertë ishin gabim në të shkuarën dhe janë gabim tani.

Kjo lloj përplasjeje përballë me elitat politike ka qenë çuditërisht e suksesshme në Britani duke gjykuar nga sondazhi më i fundit i Brexit. Por vetëm pasi votat të numërohen do ta dimë me siguri nëse opinionet e tyre të shprehura gjatë sondazheve kanë parashikuar sjelljen reale të votimit.

Kjo është arsyeja e dytë përse Brexit do të rezultojë në një jehonë botërore. Referendumi do të jetë testi i parë i madh për ekspertët dhe reklamuesit apo sondazhet, për të kuptuar nëse ata kanë qenë pranë të vërtetës së kryengritjes populiste.

Për tani, ekspertët politikë dhe tregjet financiare nga të dyja palët e Atlantikut, supozojnë se ndoshta votuesit e zemëruar po i thonë tjetër gjë anketuesve dhe nuk do të votojnë në atë mënyrë. Analistët dhe investitorët kanë parë pak gjasa për fitoren e të rebeluarve: në fund të majit, tregjet e basteve dhe modelet e kompjuterizuara e vunë gjasën e përzgjedhjes së Trump dhe të Brexit në vetëm rreth 25 për qind, pavarësisht faktit se sondazhet tregonin rreth 50 për qind për të dy.

Nëse Brexit fiton më 23 qershor, gjasat e pakëta që ekspertët dhe tregjet financiare i kanë dhënë revoltave populiste në Amerikë dhe Europë do të duken të dyshimta, ndërsa mundësitë më të larta të sugjeruara nga sondazhet do të bëhen më të besueshme. Kjo jo vetëm sepse votuesit amerikanë do të ndikohen nga Britania; sigurisht që nuk do të ndodhë. Por, përveç të gjitha ngjashmërive ekonomike, demografike dhe sociale, sondazhet në SHBA dhe Britani tani përballen me sfida shumë të ngjashme dhe pasiguri për shkak të thyerjes së aleancave të zakonshme politike dhe sistemeve të dominimit dy-partiak.

Teoria statistike madje na lejon të llogarisim se si duhet të ndryshojnë pritshmëritë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nëse Brexit fiton në Britani. Të supozojmë se fillojmë duke i dhënë besueshmëri të barabartë sondazheve që tregojnë se Brexit dhe Trump kanë rreth 50 për qind mbështetje dhe ekspertëve të opinionit që i dhanë atyre një shans vetëm 25 për qind. Tani të supozojmë se Brexit fiton. Një furmulë statistike e quajtur teorema e Bayes atëherë tregon se besimi te sondazhet do të rritet nga 50% në 67%, ndërsa besueshmëria e ekspertëve të opinionit do të bjerë nga 50% në 33%.

Kjo çon te pasoja e tretë dhe më shqetësuese e votimit të Brexit. Nëse Brexit fiton në një vend të qëndrueshëm dhe politikisht gjakftohtë si Britania, tregjet financiare dhe bizneset kudo në botë do të tronditen nga vetëkënaqësia e tyre rreth kryengritjeve populiste në pjesën tjetër të Europës dhe në SHBA. Këto shqetësime të shtuara të tregjeve do të kthehen për të ndryshuar realitetin ekonomik. Ashtu si në 2008, tregjet financiare do të përjetojnë ankth ekonomik, duke shtuar edhe më tepër zemërimin kundër establishmentit dhe duke nxitur pritshmëri edhe  më të larta të një revolte politike.

Kërcënimi i një kontaminimi të tillë do të thotë se një votë për Brexit do të katalizonte një krizë tjetër globale. Kësaj here, megjithatë, punëtorët do të humbnin vendin e punës, pensionistët do të humbnin kursimet dhe pronarët e shtëpive do të gjendeshin në kurthin e kapitalit negativ pa mundur të fajësojnë “bankierët”. Ata që votojnë për rrëmuja populiste nuk do të kenë kë të fajësojnë veç vetes nëse revolucioni i tyre përfundon keq.

Next Post

(NOTAT) Matura, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In