Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokalizimi” është arrestuar 54-vjeçari Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë periudhës 2019-2022, ai ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.
54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r