• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndihmonin emigrantët për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 qytetarë

by A R
29/03/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të operacioneve policore të koduara koduara “District 3″ dhe District 4”, janë arrestuar në flagrancë dy qytetarë të cilën ndihmonin emigrantët për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin.

Konkretisht, në sajë “District 3” është bërë arrestimi në flagrancë i 62-vjeçarit, Veli Kaloshi që ndihmonte 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 4”, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 32-vjeçarit, Armando Elezaj, që ndihmonte 7 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në ambientet e hotelit ku kishte strehuar emigrantët e paligjshëm, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Procedohen penalisht edhe 12 emigrantët e paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohen gjatë orëve të fundit, dy operacione policore të koduara “District 3″ dhe District 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 3” arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ndihmonte 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 4”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas tjetër që ndihmonte 7 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në ambientet e hotelit ku kishte strehuar emigrantët e paligjshëm, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Procedohen penalisht edhe 12 emigrantët e paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “District 3” dhe “District 4”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

V. K., 62 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky shtetas kishte strehuar në ambientet e hotelit që administronte, në rrugën “Kastriotët”, 5 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • A. E., 32 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas kishte strehuar në hotelin që administronte, në rrugën “Kastriotët”, 7 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar dhënien ndihmë për transportimin e tyre, drejt pikave të kalimit kufitar.

Gjatë kontollit të ushtruar në njërën nga dhomat e këtij hoteli, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 12 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Mars 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In