• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ndihmoi oligarkun rus, ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal dënohet me 4 vite burg

by Java News
15/12/2023 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg, për ndihmën që i dha oligarkut rus, Oleg Deripaska, i cili kërkoi të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane. Pasi të kryejë dënimin, ai do të duhet të qëndrojë për 3 vite në liri me kusht dhe do të shlyejë një gjobë prej 40 mijë dollarësh.

Prokurorët kishin kërkuar 5 vjet burg për çështjen e New York-ut, ndërsa avokatët e McGonigal këmbëngulën që ai mos të kalojë kohë pas hekurave. Para se të jepej dënimi, McGonigal shprehu pendesë për veprimet e tij.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi” – u shpreh 55-vjeçari.

Sipas BBC, ish-agjentit të FBI-së, i është urdhëruar të dorëzohet tek autoritetet më 26 Shkurt 2024.

McGonigal shërbeu si agjent special, në krye të Devizionit të Kundërzbulimit (Counterintelligence Division) të FBI-së, në New York. Në këtë pozicion, ai mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rus, duke përfshirë edhe Deripaska-n, të cilit i ofronte shërbime të palejueshme.

“McGonigal e dinte mirë se Deripaska ishte sanksionuar. McGonigal gjithashtu nuk mund të pretendojë se ai nuk ishte në dijeni që po ia shiste shërbimet e tij një personi të poshtër që punonte kundër interesave të Amerikës” – thanë prokurorët, të cilët e cilësuan këtë akt si një krim të rëndë, që meriton një dënim të rëndë.

McGonigal akuzohet gjithashtu edhe për një çështje që lidhet me Shqipërinë. Ai ka mbajtur të fshehtë një pagesë prej 250 mijë dollarësh, që i është bërë nga një zyrtar i inteligjencës shqiptare gjatë kohës që punonte si agjent i FBI-së. Për këtë, atij i duhet të përballet sërish me gjykatën në fillim të vitit të ardhshëm, në Washington.

/f.s

Next Post
Gazetari rrëfen skenat e përplasjes: Po mbytemi me gaz gjatë seancave, po kthehemi 12 vite pas në kohë

Gazetari rrëfen skenat e përplasjes: Po mbytemi me gaz gjatë seancave, po kthehemi 12 vite pas në kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In