• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari rrëfen skenat e përplasjes: Po mbytemi me gaz gjatë seancave, po kthehemi 12 vite pas në kohë

by Java News
15/12/2023 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka rrëfyer në “Top Story” për skenat e përplasjes mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës sot në Kuvend.

Veliu: Ne nuk jemi shtyrë, por as nuk i kemi shpëtuar thithjes së gazit të prodhuar nga flakadanët sepse menjëherë kur ndizen flakadanët në pjesën e poshtme të sallës plenare, në llozhën ku qëndrojnë gazetarët hapen dy dyer për t’u ajrosur dhe gjithë ai volum tymi që prodhohet poshtë vjen sipër.

Seancat kanë qenë të shkurtra, madje janë shënuar edhe rekorde, psh: për buxhetin që në fakt është skandal në vetëvete. Vetëm 8 minuta për të diskutuar një prej ligjeve më të rëndësishme të vitit ku preken drejtëpërdrejtë qytetarët. Vetëm 8 minuta.

Duma: Më ka bërë përshtypje Lindita Nikolla se si arrinë dhe e thotë me një perfeksion të madh “pro – kundër – miratohet, pro – kundër – miratohet”. Ka arritur në një lloj ekonomie shkalle kur vjen puna te 8 minutëshi, 9 minutëshi… Ti thua kemi ngrënë tymin, por kam përshtypjen që është adrenalinë gazetareske kur ka ngjarje?

Veliu: Në fakt nuk është një adrenalinë e shëndetëshme që i duhet çdo lloj gazetari sepse sot ishte seanca e 10-të që është fotokopje e 9 seancave të shkuara. Përveç flakadanëve pamë një përplasje mes 13 deputetëve të cilët ishin të dënuar. Nga krahu tjetër ishin edhe deputetët të cilët duhet të merrnin pjesë në këtë seancë sikurse profesor Gjekmarkaj apo deputetë të tjerë, të cilët nuk u lejuan më për arsye se Garda u vendos për të bllokuar këta të 13-të. Ky ishte qëllimi pse u bë ai përforcim dhe për një orë nuk u lejuan deputetët të hynin në seancë plenare. E gjithë kjo seancë apo edhe ajo e 9 herëve të shkuara më ka kthyer 12 vite pas në kohë si gazetar politike. Me të drejtë kolegu Mustafarai e përmendi që Taulant Balla apo Saimir Tahiri në maj të vitit 2011-të tentonin të kalonin gardhin e rrethuar me forca speciale për të hyrë në KQZ dhe ndaluar numërimin e votave të kontestuara aso kohe. Është gati-gati e njëjta situatë. Çështjet janë të ndryshme por veprimet janë të njëjta. Pra kthehemi 12 vite pas në kohë, në vend që duhet të kishim avancuar për çështje të tjera. Dua të sjell në vëmendje vitin 2013-të kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas kryeministri Rama në fjalën e tyre u angazhuan për një qasje tjetër me opozitën pasi në të gjithë botën shumica duhet të jetë tolerante dhe më bujare.

Duma: A i ke pyetur ndonjëherë socialistët pse nuk angazhohen në dialog. Është seanca e 10, si do të shkojë kjo situatë?

Veliu: Po, ka patjetër një shpjegim… Zoti Rama dhe shumica socialiste e kanë të çimentuar qëndrimin që “ne nuk dialogojmë me një person i cili është non grata”. Kjo është qasja e panegociushme e kryeministrit Rama.

Duma: Por “non grata” është vetëm një person, si e shpjegon ti që vijon edhe për të tjerët i njëjti qëndrim?

Veliu: Vijon edhe për të tjerët sepse e gjithë forca udhëheqëse e jetës parlamentare të opozitës dirigjohet në këto momente nga zoti Berisha. Sot Basha dhe deputetët e tjerë që e mbështesin… Ose të paktën Basha ka 6 apo 7 javë që nuk ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe unë them që kemi kaluar në të shkuarën, këto 15-20 vitet e fundit kriza politike dhe kjo është sërish një tjetër krizë ku palët janë çimentuar në pozicionet e tyre. Tani ndoshta është koha për një Mcalister 2 siç ndodhi në 2017-ën.

/f.s

Next Post
Berisha e sheh si mundësi kërkesën e SPAK për arrestimin e tij: Më motivon shumë më tepër

Berisha e sheh si mundësi kërkesën e SPAK për arrestimin e tij: Më motivon shumë më tepër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

July 31, 2026
Një tjetër lagje në kryeqytet me linjë re ujësjellësi

Rama ndan pamjet: UKT me shërbim 24/7 dhe katër kanale të reja komunikimi për qytetarët

July 31, 2026
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave

July 31, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

July 31, 2026
Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

July 31, 2026
Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë

Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë

July 31, 2026
Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

July 31, 2026
Pse Ceuta është porta më e rrezikshme e emigrantëve drejt Europës?

Pse Ceuta është porta më e rrezikshme e emigrantëve drejt Europës?

July 31, 2026
Bota e futbollit në zi. Ndërron jetë Kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi

Bota e futbollit në zi. Ndërron jetë Kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi

July 31, 2026
Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare

Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com