Një efektiv në Elbasan është pezulluar sot nga detyra, 13 mars, ndërsa ndaj tij Gjykata ka caktuar edhe dy masa të tjera sigurie, “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), inspektori është i dyshuar për dy vepra penale.
“Inspektor E. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit në krim” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal. Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale ka rezultuar se punonjësi i policisë duke shpërdoruar detyrën ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm”, thotë AMP.











