• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Ndihmohen 12 mijë familje me pako ushqimore për festat e fundvitit

by Java News
23/12/2021 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këto ditë festash dhe mbyllje të një viti të vështirë, Shoqata Humanitare “Mirësi për Botën” në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan kanë menduar që t’i gjenden familjeve me vështirësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë të tjerët. Nën moton “Vit i Ri, Shpresë e Re”, vetëm në Bashkinë Elbasan dhe 12 Njësitë e saj Administrative janë shpërndarë rreth 6000 pako ushqimore për familjet dhe individët në nevojë, ndërkohë që në total do të arrijnë në 12 000 pako.

Mohummed Sayed, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Mirësi për Botën” u shpreh se falë mbështetjes gjithnjë e në rritje nga donatorët, do të shpërndahen 12 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë, kryesisht në Elbasan, Has dhe Kukës. “E nisëm këtë fushatë duke synuar shpërndarjen e 2,000pakove ushqimore vetëm në qytetin e Elbasanit. Na u kërkua ta rritim këtë numër për shkak të nevojës së madhe. Dalëngadalë ne vazhduam këtë rritje derisa arritëm në 12,000 familje. Sa më shumë mbështetje morëm ne aq më shumë ndihmë patëm për të vazhduar të rritim fushatën tonë. Pjesa më e madhe e kësaj ndihme do të shpërndahet në Elbasan, Has dhe Kukës. Ne po mbështetim njerëz pa dallime fetare, race apo orientimi. E dimë se kjo pako e vogël nuk do t’i zgjidhë problemet e njerëzve, megjithatë lutem që ajo tu japë shpresë dhe rehati për vitin e ardhshëm”, nënvizoi Mohummed Sayed.

Duke falenderuar donatorët për besimin dhe mbështetjen në këtë fushatë, Mohummed Sayed, deklaroi se “Mirësi për Botën” ka si qëllim primar fuqizimin e jetimëve në të gjithë botën dhe t’u vijë në ndihmë të gjithë njerëzve të varfër. “Ne jemi një organizatë jo fitimprurëse e jo- qeveritare nga Mbretëria e Bashkuar, me qëllim primar fuqizimin e jetimëve në të gjithë botën dhe në ndihmë të të gjithë njerëzve të varfër. Për ne, përfituesit tanë janë të parët. Ne gjithashtu kemi edhe objektiva të tjera shtesë si lehtësimi i varfërisë, edukimi, ndihma mjekësore, projektet e strehimit, strehat e dhunës në familje, gjetja e projekteve në ndihmë të punësimit të njerëzve si dhe mbështetja e kafshëve”, deklaroi Mohummed Sayed.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se ky bashkëpunim na jep vullnetin për të vazhduar përkushtimin tonë për t’u solidarizuar më shumë me njëri-tjetrin dhe për ta kthyer këtë fushatë në një traditë të përvitshme.

“Shpreh në mënyrë të veçantë vlerësimin dhe respektin për mikun dhe bashkëpunëtorin tonë Muhamed i cili me përkushtimit e tij po tregon me vendosmëri përgjegjësinë që ndjejmë dhe marrim ndaj njëri-tjetrit. Përgjegjësi që mbart në vetvete fuqinë për të përmirësuar jetën e njerëzve. Ky bashkëpunim na jep vullnetin për të vazhduar përkushtimin tonë për tu solidarizuar më shumë me njëri-tjetrin dhe për ta kthyer këtë fushatë në një traditë të përvitshme, ku mblidhemi të gjithë, për tu ardhur në ndihmë të gjitha shtresave të shoqërisë sonë, të bashkuar me një zë të vetëm për njerëzit që kanë nevojë për ne”, tha kryebashkiaku Llatja.

Kryebashkiaku Llatja shprehu besimin se nëpërmjet partneritetit dhe bujarisë mund të përmirësohet jeta e qytetarëve që përballen me sfida, që kanë më pak mundësi se të tjerët.
“Ne jemi të gjithë anëtarë të së njëjtës shoqërisë dhe kemi përgjegjësinë të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin, të kontribuojmë në krijimin e mundësive për një jetë dinjitoze për të gjithë, kemi përgjegjësinë për të krijuar një shoqëri me mundësi të barabarta. Ne e kemi këtë fuqi dhe e bëjmë këtë mundësi që t’i qëndrojmë pranë secilit anëtar të kësaj familjeje të madhe”, nënvizoi z.Llatja.

Shoqata Humanitare “Mirësi për Botën” po realizon një sërë projektesh të rëndësishme në Shqipëri, duke ndihmuar një numër të konsiderueshëm familjesh në pamundësi. Aktualisht 170 fëmijë pa prindër po mbështeten financiarisht ndërkohë që ky numër shumë shpejt do të arrijë në 400. Gjithashtu një bonus i veçantë 150-300 euro në muaj jepet për kujdestarinë e jetimit për çdo familje në varësi të nevojave të tyre. Një nga projektet më të rëndësishme është dhe ndërtimi i Kompleksit ku do të strehohen jetimë dhe të veja në nevojë. Ata do të strehohen në ndërtesa individuale ku do t’ju sigurohen prej nesh edhe disa ambiente lehtësuese, si: kuzhinë qëndrore, bibliotekë, dhomë Interneti, qendër shkollimi, palestër etj.

Next Post
Drejtoresha e AKSHI flet për skandalin e pagave: Platforma e-albania është e sigurt, mirëmbahet nga Microsoft

Drejtoresha e AKSHI flet për skandalin e pagave: Platforma e-albania është e sigurt, mirëmbahet nga Microsoft

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In