Ndihmësi i Ismail Morinës në ngritjen e dronit në Beograd më 14 tetor 2014, ka bërë thirrje që Ballisti të lihet i lirë. Njeriu që mori famë me fluturimin e dronit ku varej flamuri shqiptar në formën e hartës së Shqipërisë së Madhe, aktualisht është në burg, në pritje të gjykimit për armbëmbajtje pa leje. Ndihmësi i tij, nga Shkupi, i njohur me epitetin Molos Partini, i është drejtuar ambasadës shqiptare në Maqedoni për lirimin e ballistit. “Ftoj institucionet e shtetit shqiptar që ta lirojnë Ballistin menjëherë që sot. Mos e bëni atë që para një viti ëndërronte ta bënte Serbia. Ndaj lirojeni Ballistin. Ftoj kapitetin e kombëtares shqiptare Lorik Cana, që në emër të tij dhe çunave të kombëtares shqiptare të angazhohen për lirimin e Ballist Morinës”, thotë shkruan Partini. Në Tetovë, grupimi i tifozëve “Ballistat” nisur mbledhjen e firmave në një peticion për lirimin e Morinës,