• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndihmë juridike falas online për qytetarët, Gjonaj prezanton platformën dhe procedurat që duhen ndjekur

by Java News
24/04/2020 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka prezantuar ndihmën juridike online ku pritet të përfitojnë mjaft qytetarë.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Gjonaj bëri me dije një shërbim të ri që do t’u ofrohet qytetarëve, në vijim të të gjitha masave të marra për lehtësimin e shërbimeve dhe ofrimin e tyre online.

Ajo u shpreh se gjatë kësaj periudhe është punuar lidhur me një shërbim tjetër online për aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Të gjithë qytetarët që merrnin shërbimin e ndihmës ligjore falas në qëndrat e ndihmës juridike të hapura nga Ministria e Drejtësisë, tashmë ato janë transformuar me qëllim që qytetarët të mund të marrin ndihmën ligjore online nëpërmjet platformës më te re juristionline.al. Kjo nismë e përbashkët me Fondacionin Shoqëri e hapur për Shqipërinë, vjen si një nevojë për ti garantuar çdo qytetari edhe në kushtet e lëvizjes së kufizuar dhe distancës fizike, aksesin dhe vazhdueshmërinë e shërbimeve ligjore, këshillave juridike dhe informimin per legjislacionin në fuqi. Tashmë edhe nga shtëpia, Ju mund të merrni ndihmën ligjore falas duke adresuar pyetje apo çështje në lidhje me probleme të ndryshme juridike çështje civile, administrative dhe penale”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se të gjithë mund të kërkojnë ndihmë në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore, por edhe për të kërkuar ndihmën juridike dytësore për përfaqësimin në gjykatë më një avokat.

“Ndihma ligjore falas do t’ju jepet edhe për të këshilluar mbi të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor; Gjithashtu për t’ ju përgjigjur situatës të shkaktuar nga COVID-19 Ju mund të këshilloheni dhe informoheni lidhur me legjislacionin e miratuar ne kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. 11 juristët e angazhuar në këtë platformë janë në shërbimin tuaj çdo orë të ditës. Këta juristë janë pjesë e stafeve të qendrave të ndihmës juridike parësore të MD dhe të Klinikave të Ligjit në disa qytete si Durrës, Vlorë dhe Shkodër”, nënvizon Gjonaj ku shton se:

“Hapat që duhen ndjekur për të përfituar ndihmën jurdike parësore ose informacion për legjislacionin lidhur me COVID-19 janë të thjeshta, mjafton të hyni në faqen juristionline.al. Pasi të plotësoni formularin me të dhënat dhe pyetjet tuaja do të merrni këshillimin ligjor të nevojshëm nga juristët tanë. Sigurisht të dhënat personale, që ju do të hidhni në portal janë konfidenciale, por jo pyetjet dhe përgjigjet, të cilat reflektohen në të së bashku me incilialet e emër mbiemrit. Tashmë kjo platformë online është testuar dhe ka rezultuar e thjeshtë në përdorim dhe efikase për tju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në këtë periudhë. Me qëllim ofrimin e ndihmës juridike me cilësi, një ekip i dedikuar do të monitorojë shërbimin e ofruar. Së shpejti do të vendoset gjithashtu në dispozicion tuaj një numër telefoni pra pa pagesë, që do të mundësoj komunikimim e drejtpërdrejt me juristët”, përfundoi Gjonaj. /e.s/

Next Post
Të hënën riatdhesimi nga Viena, Ministria e Infrastrukturës publikon oraret: Ja kur do fluturoni

Të hënën riatdhesimi nga Viena, Ministria e Infrastrukturës publikon oraret: Ja kur do fluturoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

October 31, 2026
Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

October 31, 2026
Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 31, 2026
Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

October 31, 2026
Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In