• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ndihmë e palëkundur”/ Ukraina falënderon Shqipërinë për mbështetjen në mbrojtjen kundër pushtimit rus

by Java News
02/05/2022 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria për Ukrainën tashmë është në listën e partnerëve të ngushtë.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka falënderuar Shqipërinë dhe 30 shtete të tjera, për ndihmën e ofruar gjatë kësaj periudhe kritike.

Valerii Zaluzhnyi, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka shprehur mirënjohjen për “ndihmë dhe mbështetje të palëkundur në këto kohë të vështira”.

Shqipëria, Australia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Britania e Madhe, Kanadaja, Danimarka, Gjermania, Greqia, Estonia, Egjipti, Franca, Finlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Suedia, Spanja, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në listë.

Lista përfshin ato vende që kanë ofruar mbështetje me armë për Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt, përcjell Albanian Post.

Po ashtu, Kuvendi i Shqipërisë e ka futur zyrtarisht në rendin e ditës së seancës plenare të 3 majit, adresimin që Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajë përballë deputetëve shqiptarë dhe mbarë kombit shqiptar.

Fjala e Zelenskyt do të transmetohet përmes platformës Zoom dhe pritet të mbahet rreth orës 13:00.

Pas shumë mesazhesh virtuale të dërguara për vendet më të fuqishme të botës, tashmë presidenti ukrainas po merr iniciativën për adresimin e tij dhe të thelbit të çështjes së Ukrainës edhe karshi vendeve më të vogla, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Shqipëria pa dyshim që nuk është prapa vendeve të tjera, ne tashmë kemi dërguar ndihmën e parë të rëndësishme, të qenësishme në mjete ushtarake në Ukrainë dhe jemi angazhuar edhe sot e në vijim për të shtuar kontributet me gjithë mundësitë tona, qoftë me municione dhe me mjete ushtarake, por pa dyshim edhe me pajisje humanitare qoftë nga ushtria shqiptare, por edhe nga shoqëria civile”.

Kjo ishte deklarata e ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë muajit mars.

Asokohe, zyrtari shqiptar nuk ndau detaje mbi sasitë apo llojin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake që janë dërguar në Ukrainë.

Peleshi bënte me dije se autoritetet shqiptare kanë ndihmuar dhe mbështetur me logjistikë vende anëtare të NATO-s.

Më herët u zbulua se ndihmat ushtarake nga Shqipëria organizoheshin përmes fluturimeve në Islandë.

Ndër 13 vendet e përfshira në organizimin e këtyre fluturimeve, në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ushtrinë e Islandës, gjendej e përfshirë edhe Tirana zyrtare.

Në tërësi, bëhet fjalë se ka pasur 13 fluturime që prej fundit të shkurtit, me armatime nga Shqipëria, Sllovenia, Italia, Kroacia dhe Portugalia, raporton Albanian Post.

Next Post
Shansi i Shqipërisë/ UEFA “godet” rëndë Rusinë, përjashtohet nga të gjitha garat për sezonin e ardhshëm

Shansi i Shqipërisë/ UEFA “godet” rëndë Rusinë, përjashtohet nga të gjitha garat për sezonin e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In