Informacion nga operacioni humanitar qe do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës.
Kështu thotë Kryeministri Edi Rama, i cili nxjerr pamje nga shpërndarja e ndihmave, për familjet në nevojë.
Ai shton se nuk do të mbetet asnjë derë pa trokitur, por nënvizon se numri i dyerve është shumëfish më i lartë se sa numri i njerëzve që po kryejnë operacionin.
“Prandaj ju lutem të bëjnë durim të gjithë atyre më në nevojë, sepse do të vijmë tek të gjithë ju”, shkruan Rama.
Deri më tani në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 64, ndërkohë që me mijëra familje janë izoluar për shkak të masave strikte për kufizimin e lëvizjes.