ShBA ka ofruar 1.2 milionë dollarë fonde për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë situatën e koronavirusit.
Shuma do të shkojë për ndihmë shëndetësore në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, por edhe më shumë.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në Twitter raportin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit ku për Shqipërinë thuhet:
“1,2 milion dollarë ndihmë shëndetësore që ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri dhe më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 693 milion dollarë në ndihmë totale për Shqipërinë, duke përfshirë më shumë se 51.8 milion dollarë ndihmë shëndetësore”.
/a.r