• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndihma për të prekurit nga tërmeti, Inva Mula dhe 50 artistë bëhen bashkë për mbrëmjen humanitare “Nesër”

by Java News
06/12/2019 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti, përveçse humbjeve të mëdha në jetë njerëzish edhe në dëme materiale, ka rizgjuar edhe tek mbarë shqiptarët edhe dëshirën për të ndihmuar. Sopranoja Inva Mula, na rrëfen se fill pas tij, ajo vendosi që të bënte bashkë artistët që të bëheshin pjesë e një aksioni humanitar, që do të ndihmojë sadopak të prekurit nga ky tërmet. Ndonëse, fillimisht dëshira e madhe ishte që gjithçka të zhvillohej në Durrës, por sa na tregon artistja, pas vizitës që ka bërë në këtë qytetet, dëmet e shkaktuara edhe në teatër, e bëjnë këtë të pamundur, prandaj rreth 50 artistët mbrëmjen e së dielës (8 dhjetor, ora 17.00) do t’i dhurojnë publikut kryeqytetas artin e tyre.

“Ky është një aksion humanitar, e quaj të tillë, sepse tërmeti rizgjoi tek secili nga ne dëshirën për të kontribuar, për të qenë bashkë. Fillimisht lindi si ide, që ky aktivitet të bëhej në Durrës, por shkova atje dhe pashë se nevojat janë të domosdoshme, emocionalisht do të ishte shumë bukur atje, por teknikisht nuk ishte e mundur, sepse edhe në teatër ka disa dëme. Kjo është një mbrëmje humanitare, që secili nga ne të sjell në mesazh. Mbi 50 artistë kërkuan që të jenë pjesëmarrës. Unë mendoj se kjo është vetëm një nisëm, veçoj këtu profesor Robert Radon, i cili më tha: Si mund që t’ju ndihmoj? Kemi Irma edhe Eranda libohova, Aurela Gaçen, Jonida Maliqi, Eva Golemin, Vikena Kamenica, Enada Hoxhën etj. Apo edhe shumë aktorë, si Eva Alikaj, Mirush Kabashi, Elia Zaharia, Zamira Kita etj.,”, thotë sopranoja, e cila ka dëshirën që me të ardhurat që do të mblidhen nga kjo mbremje humanitare, që do të zgjatë deri në datë 31 dhjetorë, të ndërtohet një shkollë, apo të jenë pranë fëmijëve.

Skenaristi Pandi Laço dhe këngëtarja Irma Libohova tregojnë se si asnjëherë të gjithë artistët shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të qenë bashkë, për t’u dhënë kurajo njerëzve, që janë prekur nga ky tërmet.

“Mendoj se asnjëherë artistët nuk kanë qenë kaq të bashkuar edhe kaq shumë për një kauzë. Është hera e parë! Do të shtoja që qëllimi nuk është vetëm mbledhja e fondeve, sepse sot është një aksion jo kombëtar, por ka kaluar përmasat ndërkombëtare. Është një mision yni për të sjell një mesazh, sepse shqiptarët nuk gjetën vetëm solidaritetin e humbur, por u larguan nga mosmarrëveshjet edhe debatet politike që na shoqërojnë përditë, për herë të parë shqiptarët janë bërë një, janë solidarizuar edhe e rëndësishme është që të gjendet kurajo për të ndërtuar të ardhmen”, thotë Laço.

Ndërsa Albi Greva, një nga organizatorët e kësaj mbrëmje tregon më shumë, se si çdo shqiptarë brenda edhe jashtë vendit, që ka dëshirë të jap kontributin e tij në këtë aksion humanitar, mund të ndjek këtë rrugë

“Në bashkëpunim me Myticket.al me ëestrounion në të gjitha pikat, brenda edhe jashtë vendit, nëpërmjet biletave do të bëhet edhe dhurimi online. Hapat instruktive, për zgjedhjen e biletës edhe të informacioneve, së bashku me numrin e biletave që doni, (500 lekë një biletë) do të bëhet në faqen e myticket.al. Krahas dhurimit online, do të kemi mundësinë, që këtë dhurim çdo person ta bëjë edhe kesh pranë agjencive të specializuara, që bëjnë këtë shërbim”, shprehet Greva.

Në përfundim Inva Mula fton të gjithë artistët, qytetarët, artdashësit, që ditën e diel të marrin pjesë edhe ta shoqërojnë në maratonën e mbrëmjes humanitare, “Nesër”. /e.s/

Next Post
“DW” zbulon bisedat e “dyerve të mbyllura” në Londër për negociatat me Shqipërinë, çfarë tha Macron

“DW” zbulon bisedat e “dyerve të mbyllura” në Londër për negociatat me Shqipërinë, çfarë tha Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

November 13, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

November 13, 2026
VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

November 13, 2026
Marrëdhënie seksuale me të miturën, dënohet me 25 vjet burg 67-vjeçari në Fier

Tjetërsimi i tokës me dokumente false, Gjykata e Fierit jep masat për 5 personat e akuzuar! Lë në burg 4 prej tyre, njëri lirohet (EMRAT)

November 13, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Transferimi i dyshimtë nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Sadleva Bodon, Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve!

November 13, 2026
Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

November 13, 2026
Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

November 13, 2026
Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In