Për Kristin e vogël ka shpresë, por nuk ka kohë për të humbur. Vogëlushit 10-vjeçar me trombozë në mëlçi i nevojitet urgjent një transplant, në mënyrë që të jetojë. Shoqata e motoristëve ‘Steel Wings’ është solidarizuar me Kristi Mazen dhe ka nisur mbledhjen e parave për të ndihmuar vogëlushin. Motoristët që adhurojnë “Harley Davidson” po mbledhin para në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Njerëz në Fokus” i gazetares Ola Bruko erdhi me një edicion të jashtëzakonshëm, me një qëllim të vetëm: “Të shpëtojmë së bashku Kristi Mazen”. Emisioni nisi me një mesazh që vetë vogëlushi i drejtonte kryeministrit Rama, të cilit i kërkon ndihmë për t’i shpëtuar jetën. Fjalët i ka të pakta, ndërsa lotët ja vështirësojnë edhe më shumë shprehjen e dëshirave të tij. Me sytë e mbushur plot shpresë, vogëlushi mbledh ato pak forca që i kanë mbetur dhe apelon për ndihmë. Këtë ja kërkon çdokujt që ka mundësi, por mbi të gjitha kryeministrit të vendit.
“Të lutem xhaxhi Edi Rama më ndihmo të shërohem sa më shpejt, sepse dua të luaj me shokët.” – shprehet vogëlushi mes lotëve.
Në një komunikim telefonik me gazetaren Ola Bruko, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se pritet përgjigje nga Italia dhe Kroacia për realizimin e transplantit të plotë të mëlçisë për Kristin.
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për transplantin e Kristit janë hapur këta numra llogarie në Bankën Credins
Logaria në lek 00000629785
Llogaria në euro 00000629786
BalkanWeb