• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndihma ekonomike, Rama reagon pas deklaratës së BB: Rrëzoi të pavërtetat

by Java News
06/03/2018 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas qëndrimit të bërë publike nga Banka Botërore për ndihmën ekonomike në Shqipëri, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit theksoi se BB reagon ndaj të pavërtetave për ndihëm ekonomike.

“BANKA BOTËRORE REAGON NDAJ TË PAVËRTETAVE MEDIATIKE PËR NDIHMËN EKONOMIKE”, shkruan Rama, ndërsa poston edhe deklaratën e Bankës Botërore. Kujtojmë se prej disa ditësh Rama poston në faqen e tij të ‘Facebook’-ut raste të abuzimit me ndihëm ekonomike.

Sipas BB-së projekti që është ndërmarrë nga qeveria po targeton më të varfrit në vendin tonë, ndërsa e vlerësoi këtë hap si një nismë të kënaqshme. “Projekti po targeton më të varfrit. Progresi i arritur është i kënaqshëm. Kontrolle për të shmangur abuzimet”, tha Banka Botërore.

Deklaratë e Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri:
Ditët e fundit kemi vërejtur me shqetësim disa raportime të pasakta të publikuara në media në lidhje me Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale në Shqipëri, financuar nga Banka Botërore.
Objektivi kryesor i këtij projekti është mbështetja e zbatimit të reformave për të përmirësuar barazinë dhe cilësinë e programeve të asistencës sociale në Shqipëri. Ky projekt mbështet përpjekjet e qeverisë për të targetuar në mënyrë më efikase burimet për shtresën më të varfër dhe në nevojë, duke përfshirë në Programin e Ndihmës Ekonomike, të varfërit që ishin përjashtuar më parë dhe duke pastruar skemën përmes reduktimit të rasteve të mashtrimeve dhe gabimeve. Projekti është hartuar mbështetur në eksperiencën ndërkombëtare që lidhet me fuqizimin e programeve të asistencës sociale.
Procesi pilot për zbatimin e formulës që përcakton të drejtën për përfshirje në Programin e Ndihmës Ekonomike ka filluar që në vitin 2014 në tri rajone (Tiranë, Durrës dhe Elbasan), të cilat përfshijnë gjysmën e popullsisë së vendit dhe që nga janari i këtij viti po shtrihet në shkallë kombëtare. Ky është një proces i gjatë me përmirësime të vazhdueshme për të shmangur pasaktësitë në targetimin e grupeve të duhura në nevojë.Progresi i arritur deri tani në zbatimin e projektit vlerësohet si i kënaqshëm. Rezultatet e arritura tregojnë qartë që projekti po arrin objektivat dhe qëllimet e tij kryesore. Bazuar në anketimin kombëtar zyrtar të familjeve (Anketimi i Buxhetit të Familjeve) janë shënuar përmirësime në targetimin e programit si p.sh. përqindja e përfitimit të Ndihmës Ekonomike për 10 përqindëshin e grupit të më të varfërve është rritur nga 34 përqind në vitin 2009 (si viti bazë) në 45 përqind në vitin 2015. Ndërkohë, mbulimi i 10 përqind të grupit me të ardhura më të larta në kategorinë e përfituesve është ulur, si rezultat i kontrolleve dhe inspektimeve më të forta për të shmangur abuzimet. Pritet që mbulimi i përgjithshëm i më të varfërve të rritet bazuar në të dhënat zyrtare më të fundit.
Projekti i Modernizimit të Asistencës Sociale është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe ka nisur që prej vitit 2012 nga Ministritë përkatëse dhe Shërbimi Social Shtetëror. Banka Botërore ka ndjekur së afërmi procesin e zbatimit të tij, duke ofruar këshillim dhe mbështetje të vazhdueshme.

 

 

Next Post
FOTOT/ Senatorja me stilin më ekstravagant të flokëve

FOTOT/ Senatorja me stilin më ekstravagant të flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com