• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndihma ekonomike/ Rama: Ju ia ndanit vetes paratë, Basha: Punësove ata që dolën foto me mua

by A R
15/03/2018 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akzuave të opozitës për largimin nga skema e ndihmës ekonomike e rreth 20 mijë familjeve. Ai deklaroi se mazhoranca e sotme po jetëson një reformë të nisur në vitin 2012 me bashkëpunimin e Bankës Botërore.

Ai deklaroi se reforma ka larguar nga duart e partive paratë e ndihmës ekonomike, teksa mori një shembull kur tha se në Këshillin e Qarkut në Kukës pushtetarët i ndanin për vetë lekët dikur.

“Ky mocion për debat i kërkuar nga PD është tjetër mundësi që shqiptarët të shohin qartë dallimin mes atyre që s’dinë çkëkrojnë dhe nesh që jemi shumë të vendosur për të çuar përpara edhe këtë reformë të vonuar. Në sfond të kësaj reforme ka një histori të qartë, varfëria nga 2008-a në 2012-n bazuar në INSTAT-in e kohës, varfëria ekstreme u rrit nga 1.2 në 2.3 përqind. Ndërkohë mbulim nga skema e ndihmës ekonomike ishte vetëm 14 %. Në vitin 2012 nënshkruhet marrëveshja në këtë Kuvend, marrëveshja e huasë mes Shqipërisë e BB e BERZH për financimin e projektit të asistencës sociale, dhe në vitin 2012 qeveria e asaj kohe që sot është opozitë jashtë kohe vendosi një formulë pikëzimi me një vendim qeverie. Dhe po në atë vendim u përcaktua dhe pilotimi i skemës në 3 rajone, Tiranë-Durës-Elbasan, por si me gjithë reformat e tjera, edhe me këtë reformë qeveria e asaj kohe parapëlqeu vijimin e rrugës qorre të korrupsionit kapilar. Mjafton të përmendim këtu që këta i jepnin vetes ndihmë ekonomike në gjithë Këshillin e Qarkut të Kukësit, e ndanin me njëri-tjetrin. Ne e nisëm reformën menjëherë”, deklaroi Rama.

Rama tha më tej se me skemën e re kanë përfituar për herë të parë mbi 10 mijë familje vetëm në 2 muaj. Sipas tij këto familje ishin përjashtuar nga skema me pa të drejtë.

“18 mijë familje kanë aplikuar në skemën e ndihmës ekonomike që më parë ishin përjashtuar. Nuk thuhet po ashtu që janë 10063 famije që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike që deri dje përjashtoheshin, vetëm për shkak të gropave dhe shtigjeve të mbyllura të skemës së vjetër e cila ishte në duart e partive, në duart e kryetarëve të komunave e bashkive, në duart e këshillave që i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes”, deklaroi Rama.

Basha: U gjete punë atyre që dolën foto me mua

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së tij tha se mazhoranca e sotme i dënon të varfrit për një faturë uji të papaguar nga pamundësia dhe rri gatitur para oligarkëve. Basha akuzoi Ramën se vrapo t’i gjente vend pune personave që dolën në foto me Bashën.

“Shqipëria është e fundit në Europë përsa i përket indeksit të lumturisë, sipas një raporti që doli dje. Në tre vitet e fundit Shqipëria ka rënë me 22 vende. Në grafikun e ndryshimit jemi në 9 vendet në botë që kanë pësuar ndryshimin më të mëdh, jemi përkrah Jemenit, Ukrainës së luftës civile dhe Venezuelën e Chavez dhe Maduros. Po në të njëjtët ditë indeksi i Institutit të Vienës tregoi se Shqipëria është vendi me portofolin më të zbrazur të qytetarëve të saj. më keq se Shqipëria është Kosova. Ti thua se ka vende pune, por s’kanë ku të punojnë. Derisa ata dolën në fotografi me mua dhe ti cove sejmenët e tu për ti futur në punë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Vetëm në 3 muajt e parë të janë mbyllur 3 mijë biznese të vogla sipas QKR-së. Ky u jep para koncensionarëve të Fierit 6 milionë pa bërë punë fare, i jep lekë Vilmës pa bërë kontrolle fare. Nga ana tjetër akuzon shqiptarët se janë dembelë. Rama ka një ministër më injorant se vetja për çështjet e ekonomisë dhe kjo është arsyeja pse e ka katandisur në këtë gjendje. Je mbështetësi më i madh i dembelizmit dhe parazitizmit. Nga ana tjetër akuzon shqiptarët se janë dembelë. U merr shpirtin njerëzve të varfër. Për të varfrin nuk ka asgjë, as punë, as drejtësi, asgjë. Ky talet me të varfrit. I fut në burg për një faturë, për një gjobë, kurse para oligarkëve ky rri sus, gatitur. Tani na mburret se po ulet numri i papunësisë. E dini pse ulet? Sepse po largohen qindra e mijëra shqiptarë. Siç e ka nisur ky di ngelket vetëm ky e bandidtët e tij”, tha Basha.

***

Ka nisur në Kuvend mocioni me debat me kryeministrin Rama lidhur me largimin nga skema e ndihmës ekonomike e rreth 20 mijë familjeve.

Nga opozita e mori fjalën kryetari i Grupit të PD Edmond Spaho. Por ai ndërpreu fjalimin në mes pasi kryeministri kishte vendosur kufje. Kjo acaroi kreun e PD Basha i cili po fliste nga vendi. Në ato momente Spaho ndërpreu fjalën kur tha se Rama po tregon mungesë respekti ndaj fmailjeve në nevojë.

Në ato momente ndërhyri kreu i Kuvendit që tha se është për shkak të fonisë ndaj kryeminsitri ka vendosur kufje.

Gjatë fjalës Spaho deklaroi se janë përjashtuar nga skema familjet më të varfra dhe nga grupet e margjinalizuara.

“Pavarësisht retorikës së qeverisë, të përjashtuarit janë nga shtresat më të varfra dhe grupet e margjinalizuara. Në Shqipëri është rritur numri i familjeve në nevojë, i atyre që nuk kanë të paguajnë ushqimet, veshjet, energjinë dhe ujin. 20 mijë shqiptarë jetojnë me 1.9 dollarë në ditë. 18 mijë fëmijë jetojnë në varfëri ose 3-4 herë më shumë se vendet e rajonit”, deklaroi Spaho./a.m.

Next Post
“Gërdeci”, familjarët e viktimave letër Arta Markut: Rihap hetimet

“Gërdeci”, familjarët e viktimave letër Arta Markut: Rihap hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In