• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndihma ekonomike, hiqet tavani 8 mijë lekë, ja kriteret e reja ligjore

by A R
23/07/2019 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Relatorja e Ligjit të Ri për Asistencën Sociale, deputetja Ardiana Jaku foli mbi ndryshimet dhe risitë e miratuara në Kuvendin e Shqipërisë, për të fuqizuar edhe më shumë shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe familjet e reja.

Në një intervistë dhënë për ERTV-në, Jaku theksoi rëndësinë e këtyre ndryshimeve si dhe përfitimet kryesore për qytetarët.

“Ligji i ri i aprovuar në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar ishte ligji për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj ka tre shtylla kryesore: mbështet dhe i jep fund njëherë e mirë mënyrës sesi do të jepet ndihma ekonomike dhe kjo duhet theksuar se janë 65 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike të cilat tashmë stabilizohen në një skemë tërësisht digjiitale dhe elektronike dhe që aplikohet në mënyrë elektronike . Po ashtu stabilizon, minimizon procedurat dhe gjithë procesin e dhënies së pagesave të aftësisë së kufizuar dhe për herë të parë futet një program i ri social që është programi i mbështetjes së menjëhershme financiare për foshnjat e sapo lindura”, – u shpreh Jaku.

Deputetja shtoi se me ligjin e ri hiqet tavani prej 8 mijë lekësh, i shumës së ndihmës ekonomike që përfitojnë familjet dhe tashmë, shuma do të përcaktohet sipas nevojave.

“Çdo anëtar i familjes ka një shumë të caktuar, nëse më parë shuma llogaritej ndryshe për ata që jetonin në fshat dhe ndryshe për ata që jetonin në qytet, tashmë nuk do të ketë më asnjë kufizim, pra nuk do të ketë më tavan. Çdo anëtari të familjes do t’i llogaritet masa e shumës mbi bazën e një VKM-je që do të dalë në muajt në vijim”, tha Jaku.

Shtylla e dytë e ligjit është pagesa e aftësisë së kufizuar. Me qëllim integrimin e perosnave me aftësi të kufizuara në tregun e punës është vendosur të hiqet kufizimi i pagesës së aftësisë së kufizuar. Pagesa do të vazhdojë të merret gjatë gjithë kohës, edhe kur individi me aftësi të kufizuara është në punë.

Sipas Jakut, personave që do aplikojnë për pagesën u janë lehtësuar procedurat, duke shmangur edhe këtu vendimin e këshillit bashkiak.

Shtylla e tretë e ligjit është sanksionimi për herë të parë me ligj i bonusit të bebes.
“Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2019 janë mbështetur më shumë se 12 400 foshnje të lindura, veç lehtësimit të procedurave ku nëna vetë merr çekun në institucionin mjekësor ku ajo ka kryer lindjen. Kjo është një mënyrë për të mbështetur lindjet e reja dhe një politikë sociale që rrit qëndrueshmërinë e saj ndër vite”, tha Jaku.

Duke folur rreth skemës së ndihmës ekonomike të digjitalizuar, Jaku tha se kjo e fundit ka lehtësuar procedurat dhe sorrollatjet e qytetarëve.

“Nga janari i 2018-ës në të gjithë Shqipërinë aplikohet tërësisht elektronike. Kjo do të thotë që lehtësohen procedurat. Qytetari aplikon në njësinë e vetëqeverisjes vendore dhe prej aty të gjitha të dhënat përcillen në mënyrë elektronike. Verifikimi i të dhënave familjare bëhet në mënyrë elektronik duke kryqëzuar të dhënat edhe me sisteme të tjera që operojnë në institucione shtetërore. Nga ana tjetër duhet thënë që një risi që sjell ligji është faktin e shmangies së vendimmarrjes nga këshillat bashkiakë, nisur kjo edhe nga disa eksperienca jo fort të mira që kemi hasur ku këshillat bashkiak, për efekt të disa konotacioneve lokale nuk mblidheshin në kohë, gjë që vështirësonte më pas që gjë vononte vendimmarrjen në nivel qarku duke penalizuar edhe bashki të tjera të cilat mund të mblidheshin në kohë”, -tha ndër të tjera ajo.

Next Post
Konfirmohet në detyrë kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela

Konfirmohet në detyrë kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com