• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Ndëshkimi” që rekomandon OSBE/ODHIR për zgjedhjet.

by Mero Baze
05/09/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit është një pasyrë realiste e asaj çfarë kanë ndodhur në ato zgjedhje. Të gjithë jemi të qartë se ishin zgjedhje pa opozitën, zgjedhje nën presion për të mos votuar, dhe në fund dhe zgjedhje të çregulluara.

Por të gjithë ishim të përgatitur për të qenë kështu dhe më keq. Biles beteja dhe basti për 30 Qershorin ishin se a do të mund të zhvilloheshin zgjedhjet kështu, pas asaj që opozita bëri duke I bojkotuar dhe duke I kundërshtuar me dhunë, duke I kërcënuar shqiptarët me vëllavrasje?

Por zgjedhjet arritën të bëhen, pa opozitën, pa gjak dhe pa ndonjë rezultat suprizë. Ashtu siç I prisnim të gjithë, njëngjyrëshe dhe formale, për të shpëtuar vendin nga një krizë më e madhe se sa kriza elektorale.

Basti I opozitës për të destabilizuar vendin nuk fitoi . Por bastë për zgjedhje konkuruese, nuk vuri njeri, se nuk ke si vë bastë për zgjedhje të tilla, kur një palë nuk merr pjesë.

Pas kësaj ajo që ka rëndësi është se çfarë rekomandon raporti I OSBE/ODHIR, pasi çertifkoi një proces të gjymtuar.

Ndëshkimi që raporti I OSBE/ODHIR, I jep politikës shqiptare pas këtyre zgjedhje, është detyrimi për tu ulur në tryezë sa më parë për të filluar reformën elektrale sipas rekomandimeve të tyre, me qëllim që palët të jenë gati për çdo zhvillim të ri në raport me zgjedhjet

Dhe ka plotë pika që duhen reformuar, të cilat mund të shpëtojnë sistemin nga kostot e larta dhe kapja prej të fortëve.

Së pari mendoj se është çështja e komisionerëve. Rropatja për të gjetur komisionerë me formula partiake është kthyer në një terror financiar dhe politik.Shqipëria duhet të depolitizoj komisionet e qendrave të votimit duke emëruar me short tre komisionerë në çdo qendër, duke I zgjedhur nga profesione si mësues, jurist apo ndonjë profesion tjetër. Kjo do të lehtësonte partitë e reja nga stërmundimi për të gjetur komsionerë dhe partitë e mëdha për të shpëtuar nga gracka e shpenzimeve marramendëse për ti ripaguar që të mos tradhëtojnë.

Së dyti duhet rikthyer numurimi në qendër të votimit, dhe kështu mund të kemi rezultatin në gjithë Shqipërinë brenda 1 ore, duke shmangur dhe kostot e numuruesve.

Tre komisonerë në një qendër votimi mund ti numurojnë 600 deri 800 vota sa ka një qendër, brenda 40 minutash dhe brenda një ore Shqipëria njeh fituesin e zgjedhjeve. Kjo I bën zgjedhjet të pamanipulueshme dhe shmang pazaret që fillojnë me bllokimet e pjesëshme dhe “prerjen e barkut” të numuruesve, që urdhërohen me sms nga banditë apo politikanë.

Së treti partitë duhet të bien dakord nëse do ruajnë këtë sistem, duke e reformuar apo duke e ndryshuar.Për krizën shqiptare dhe natyrën politike që ka votimi, ky sistem duhet reformuar për tu bërë plotësisht I ngjashëm me sistemin grek, I cili është propocional rajonal, por le votë preferenciale për kandidatët brenda qarkut. Kjo e ruan ndarjen aktuale të qarqeve dhe u jep më shumë mundësi të zgjedhin përtej shijeve të kryetarëve të partisë.

Këto tre ndryshime jamë emergjente. Të tjerat që kanë të bëjnë me dekriminalizimin, me financimin e fushatave, blerjen e votës e penalitete të tjera, mund të diskutohen në tavolinë.

Por OSBE/ODHIR I ka ndëshkuar politikanët shqiptarë që të ulen ta zgjidhin këtë çështje një orë e më parë, që të mos jetë më justifikim para zgjedhjeve të reja për bojkot, dhe të mos I ikin përgjegjësisë për të rikthyer zgjedhjet konkuruese të lira dhe të ndershme. Biles nës eka ndonjë tepërim raporti duket që e ka nën frymën për tu përdorur si presion politik për dialog.

Nuk di sa i gëzuar është Lulzim Basha për këtë, por rekomandimi themelor i OSBE/ODHIR, është detyrimi për tu ulur në tryezë për reformën zgjedhore. Nëse do të riokthehet në sistem duhet ta shikoj si një rast të mirë. Nëse do të rikthehet në Hollandë, ska pse gëzohet kot nga raporti.

Next Post
Horoskopit i dashurisë: Shenjat me fat në fundjavë

Shenjat e Horoskopit që e kanë “tmerr” martesën

Comments 1

  1. Krist says:
    6 years ago

    Mero,ka njendryshim te madh,midis kthimit ne Hollande,ndaj nje kthimi ne fshatrat e Tepelenes!

    Reply

Leave a Reply to Krist Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

February 21, 2026
Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

February 21, 2026
I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

February 21, 2026
Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

February 21, 2026
“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

February 21, 2026
Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

February 21, 2026
Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In