• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndëshkimi i 6 Marsit

by Artur Ajazi
02/02/2022 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në 6 Mars, në ditën e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, vota e qytetarëve do të ndëshkojë edhe kësaj here, ata që shkatërruan themelin e demokracisë, opozitën. Në 6 Mars, vota e qytetarëve, nuk do të bëjë asnjë përjashtim, si nga Foltorja ashtu edhe nga ajo që quhet “PD zyrtare”. Ata janë bashkfajtorë, ata janë bashkashkatërrues, ata janë groposësit dhe çakenjtë, që po shuajnë opozitën në këtë vend, për interesa thjesht personale.Gjithçka ka ndodhur deri sot, është vepër e atyre që çirren sot se “unë jam parti, unë jam kryetari, unë jam opozita”, por që në fakt kanë shuar çdo shpresë të atyre qindra e mijëra demokratëve, që besuan dhe ndoshta edhe vazhdojnë të besojnë se, ka akoma “dritë në fund të tunelit”. E ndërsa njëri kopjon stemën e Berluskonit dhe shpall kandidatët dhe koalicionin, tjetri çdo ditë del me deklarata shtypi dhe thellon ndasitë mes anëtarësisë, me barcaleta dhe definicione të denja, vetëm për drejtues shoqatash. Askush nuk po e kupton dhe askush nuk po merakoset, se opozita ka humbur dhe  do të humbasë çdo palë zgjedhje, siç është katandisur. Ajo është kthyer në leckë, ku çdo ditë  i “shqyhet” nga një copë, derisa ta shuajnë fare. Në rastin më të mirë, Partia Demokratike ndahet.Në rastin më të keq, shpërbëhet dhe i bashkohet si “aleate” Partisë Socialiste.

Edhe kjo nuk shihet si ndonjë e keqe e madhe, përkundrazi, qartëson hamendësitë, dhe qetëson ata që deri dje kanë besuar tek Basha. Madje bashkimi  qoftë edhe formal me Partinë Socialiste, do ta shpëtonte nga sikleti kryetarin zyrtar të asaj partie, dhe do ti hapte rrugën krijimit të një force të re që do të përfaqësonte opozitën. Por deri atëhere, Partia Demokratike dhe Foltorja, kanë përpara 6 Marsin, ditën kur vota e shqiptarëve në 6 bashki, do ti ndëshkojë ata për ti dhënë mësimin e duhur dyshes hipokrite Basha-Berisha.Revolucionit “paqësor”të Berishës, kryetari de jure i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po i përgjigjet me përpjekje dëshpëruese.Një shprehje e urtë thotë “kur zihen elefantët, shkelet bari”. Kjo ka ndodhur me demokratët e thjeshtë në bazën e asaj partie, tek shohin me mëdyshje fundin e një beteje që sapo ka nisur, dhe nuk ka mbarim. Në këtë fushatë elektorale, shqiptarët do të dëgjojnë të pathënat e derisotme mes Bashës dhe Berishës.

Ajo ç’ka kemi dëgjuar deri tani për 21 Janarin apo dhe Gërdecin, nuk janë asgjë, para atyre që ata do ti thonë njëri-tjetrit deri në 6 Mars. Kjo pasi, ai është afati i fundit për të treguar  de facto, nga shkon realisht vota e demokratëve të bazës.Një shumicë votash për Berishën dhe koalicionin e tij,do të ishte diskreditim përfundimtar për Bashën, ndërsa e kundërta do ti jepte këtij të fundit, një fitore të re, dhe ndoshta përfundimtare mbi ish-liderin historik, duke shuar çdo pretendim të tij se “ne jemi shumicë, dhe na takon partia”.

Next Post

PS çel fushatën në Lushnjë/ Balla: Eriselda ka nevojë për votëbesimin masiv të qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In