• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndeshje futbolli FA-FSK, fitojnë kosovarët

by A R
18/06/2016 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi sportiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Haki Demolli, zv.ministri i Mbrojtjes, Muhamet Latifi dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama, zhvilloi sot një ndeshje futbolli në Tiranë, në Garnizonin “Skënderbej”, me ekipin e futbollit të Forcave të Armatosura të RSH-së, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e FASH.

Kjo  ndeshje futbolli midis ekipeve përfaqësuese të dy vendeve, u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pason aktivitetin e mbajtur më parë në Prishtinë.

Për Forcat e Armatosura shqiptare, këtij aktiviteti i parapriu edhe zhvillimi i kampionatit të futbollit në rang force të armatosur, zhvilluar gjatë muajit maj 2016.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i shoqëruar nga komandantë forcash dhe drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm, gjatë takimit me personalitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u shprehu atyre mirëseardhjen si dhe ndanë mendime për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, krahas fushave të tjera, edhe në atë të aktiviteteve të përbashkëta kulturore e sportive.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, ekipet e futbollit janë përshëndetur nga ministri i Mbrojtjes, Demollari dhe gjeneral Bazo, të cilët u kanë uruar suksese dhe fitore në këtë ndeshje, si dhe kanë shprehur kënaqësinë e përbashkët që ndjejnë edhe në këtë aktivitet sportiv.

Ndeshja, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1, është shoqëruar në pushim të saj nga një koncert muzikor nga QKMBMSHP, i cili rriti adrenalinën dhe entuziazmin e ndeshjes.

Kupën e mori ekipi i FSK, pasi shënuan gol në fushën kundërshtare. Gjenera Bazo ia dhuroi kupën kapitenit të FSK, ndërsa zoti Demolli i dhuroi kupën e lojtarit më të mirë, futbollistit ushtarak, Gazmend Gashi. Ekipi u përgatit dhe drejtua nga kapiten Emiliano Ndoni, specialist për përgatitjen fizike në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe trajner toger Enkele Likaj, ndërsa ekipi i futbollit të FSK, me trajner Afrim Nebihu. Ky aktivitet i shërben forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës./a.m.

Next Post

FOTOT/ Bukuroshja super-seksi në jahtin e Ronaldos...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In