
Ka qenë vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim që ka publikuar një foto ku shihet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ambasadorja suedeze Elsa Hastad dhe ambasadori spanjoll.
“Tani nga Sheshi “Skënderbej”. Jam e dyzuar – E dua Suedinë, por gjithashtu e dua edhe Spanjën. Do dëshiroja të luante Shqipëria sepse atëherë nuk do të kishte vend për dyshime”, shkruan Kim.











