• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndeshja me Serbinë, Platini paralajmëron Shqipërinë: Po gabuat, e pësoni rëndë!

by Java News
23/09/2015 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshja me Serbinë, Platini paralajmëron Shqipërinë: Po gabuat, e pësoni rëndë!

Ndeshja kualifikuese e 8 tetorit, mes Shqipërisë dhe Serbisë, nisur nga e shkuara e afërt e përballjes së tyre në Beograd, ka angazhuar tërë resurset ligjzbatuese dhe të sigurisë në vendin tonë. Kjo u konfirmua edhe dje, në takimin mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit tha se do të ketë monitorim të rreptë të tifozëve e të stadiumit “Elbasan Arena”, nga toka dhe nga ajri, si para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj kualifikueseje.

Vetë FSHF-ja po kryen shitje të kontrolluar të biletave, me qëllim që ato të mos bien në duart e personave, të cilët paraqesin rrezik dhe mund të krijojnë incidente. Për çdo biletë të personalizuar e të shitur është vënë në dijeni edhe policia, e cila, nga ana e saj, do t’i çekojë e do të ketë një informacion të saktë për cilindo person, që do të jetë në shkallët e stadiumit ndaj Serbisë.

Megjithatë, ky duel ballkanik, që pritet të jetë i nxehtë, ka ngritur një sistem “alerti” edhe tek UEFA. Kjo e fundit mori masat që dihen për ndeshjen e parë, të ndërprerë në minutën e 41-të në Beograd, por u shfaq dukshëm në anën e serbëve. U desh KAS-i që të vendoste drejtësinë në vend, t’ua jepte 3 pikët në tavolinë kuqezinjve, duke lënë në fuqi dënimet e tjera të UEFA-s për të dyja palët. Eshtë e famshme deklarata e Mishel Platinisë, direkt pas incidenteve të rënda, që bënë xhiron e botës, e cila nënvizonte: “Po sikur në dron të kishte qenë një bombë…?!”

Kjo i detyroi tifozët shqiptarë të ndërmarrin nisma kundër kreut të UEFA-s në rrjetet soiciale, por nuk munguan as protestat para zyrave të qeverisë europiane të futbollit. Nisur nga të gjitha këto zhvillime, Mishel Platini ka pasur një takim me dy krerët e federatave respektive, të Shqipërisë dhe Serbisë, gjatë mbledhjes së UEFA-s me anëtarët e vet, e mbajtur në Maltë më 13 dhe 14.

Numri një i futbollit europian ua ka bërë të qartë të dyja federatave se për ndeshjen e ardhshme në Elbasan, më 8 tetor, UEFA nuk do të tolerojë asnjë incident si ato të 14 tetorit të kaluar. Platini i ka këshilluar të dy presidentët dhe institucionet e tyre që të jenë të kujdesshëm. “Kush gabon, e pëson rëndë,” – ka qenë këshilla prej ultimatumi e francezit të mirënjohur.

Platini ka përdorur gjuhë të ashpër për të sqaruar edhe një herë se 14 tetori i vitit të kaluar duhet të jetë fundi i historisë së dhunës në futboll, në ballafaqimet e kombëtareve të dy shteteve ballkanike. Palët janë angazhuar të marrin të gjitha masat dhe të zhvillojnë një ndeshje model, sipas të gjitha rregullave të aktivitetit./Telesport.al

Next Post

Rodgers në presion, Liverpool kontakton Ancelottin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

May 19, 2026
DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

May 19, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

May 19, 2026
“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

May 19, 2026
Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

May 19, 2026
Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

May 19, 2026
Vëllezër në poshtërim

Vëllezër në poshtërim

May 19, 2026
Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

May 19, 2026
Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

May 19, 2026
Vetëm të iki ky…

Beteja e humbur me gjuhën shqipe

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In