Ndeshja me Portugalinë, ndizet atmosfera, Elbasani vishet kuqezi
Pak orë para ndeshjes me Portugalinë, atmosfera në qytetin e Elbasanit është ndezur edhe më shumë.
Në qytet çdo gjë është veshur kuqezi, ndërkohë që mijëra tifozë, të ardhur nga qytetet shqiptare, Kosova, Maqedonia dhe nga diaspora kanë mbushur rrugët.
Përveç tregtarëve të simboleve kombëtare, me ngjyratkuqezi janë veshur edhe tavolinat e bareve, kamarierët, ballkonet dhe makinat.
Ndërkohë, në sheshin e qytetit tashmë është gati “Digitalb Arena” që ashtu si në çdo sfidë, së bashku me mijëra tifozë do t’i japin zemër djemve kuqezi.