Përfaqësuesja e Turqisë ka kaluar në avantazh kundër Kosovës me golin e parë të ndeshjes.
Goli u shënua pas një aksioni të shpejtë në zonën e Kosovës, ku sulmuesi turk arriti të mposhtë portierin kosovar, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke vendosur rezultatin 1-0.
“Dardanët” do të tentojnë të reagojnë në pjesën e mbetur të sfidës, duke kërkuar të barazojnë rezultatin dhe të rikthejnë kontrollin e lojës në këtë përballje vendimtare për kualifikimet.











