• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtuesit te lulishtja reagojnë ndaj Bashës: Lejen na e dhe ti! Kunati yt na vendosi gjobë (FAKSIMILE)

by Java News
02/07/2017 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania që do të ndërtojë kompleksin e pallateve të lulishtja te Rruga e Kavajës dy ditë pas konliktit me banorët ka reaguar duke deklaruar se lejen e ka marrë nga Lulzim Basha.

Kompania ‘ARLIS SHPK’ shprehet se “Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës.

Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë”.

Kompania: Basha na vendosi gjobë me kunatin
Kompania e ndërtimit thekson se prona nuk ka qenë kurrë lulishte, ndërsa akuzon Lulzim Bashën se në 2013 dërgoi kunatin për t’i “falur” një pjesë të konsiderueshme të ndërtimit, por në momentin që u refuzua, Basha sipas tyre bëri një lëvizje duke e quajtur “lulishte” pronën në shenjë hakmarrje.

“Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t’i “falur” nje pjese te konsiderueshme te ndertimit.

Ne e refuzuam kete pasi ishte nje “gjobe” per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte.

Kur ne refuzuam gjoben e Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur “lulishte” pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit” deklaron kompania.

Banorët kundër pallateve, përplasen me policinë, shembin gardhin
Banorët e zonës së ish-Parkut të Autobusëve kanë protestuar në dy ditët e fundit kundër ndërtimit të pallateve te rruga e Kavajës.

Mbrëmjen e djeshme ata janë përplasur me policinë, ndërsa 5 aktivistë u shoqëruan në komisariat.

Banorët kanë paralajmëruar se protestën do ta vazhdojnë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohen pallate në lulishte, pasi sipas tyre është e vetmja hapësirë e gjelbër në atë zonë.


Plani vendor i bashkise Tirane i miratuar me firmen e Berishes dhe Bashes

Deklarate e ARLIS SHPK
Jemi njohur para pak me deklaraten e z. Basha ish-kryetar i Bashkise se Tiranes dhe autor i Planit Vendor 2013 qe parashikon shvillimin e prones tone private ne Rr. e Kavajes – shih bashkangjitur planin me firmen e z. Basha!

Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës.

Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë.

Procedura është ndjekur nga subjekti përgjatë vitit të kaluar, kur në fuqi ishte ende plani urbanistik i hartuar nga Lulzim Basha.

Sipas legjislacionit në fuqi, nëse një subjekt aplikon për një leje ndërtimi brenda normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, si dhe prona e tij është e pastër, Bashkia ka detyrimin që brenda 45 ditëve të miratojë lejen e ndërtimit, përndryshe kjo leje miratohet në heshtje dhe funksionarët përgjegjës ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.

Objekti privat në fjalë është një objekt multifunksional për banim dhe shërbime. Ky objekt do të zhvillohet ne 3 faza. Prona nuk ka qene kurre lulishte ashtu si dhe banoret perreth jetojne ne pallate qe gjithashtu ishin me bar nga ish uzina, por si dhe ne i zhvilluan privatisht.

Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t’i “falur” nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje “gjobe” per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte.

Kur ne refuzuam gjoben e Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur “lulishte” pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit.

Ne 2015en Bashkia e re rriti ndjeshem taksat per ndertuesit gjer ne 10-fish per ndertuesit, ndaj sot Bashkia e Tiranës nga të treja këto faza përfiton jo pak por 5 milion Euro takse per investime publike.

Per me teper Bashkia e re ka kerkuar qe 50% e territorit te lihet e gjelber si lulishte per komunitetin.
Ne terma financiare, per kompanine tone pagesa e kesaj takse gjigante dhe falja e gjysmes se prones komunitetit, eshte njesoj ne vlere me ate qe kerkonte Kunati. Por ne pranuam me mire t’ja japim kete Bashkise per interes publik sesa nje individi privat te lidhur me ish-kryetarin!

I gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit privat mbi të cilin zhvillohet, gjysma tjetër e truallit do të kthehet në hapësirë të gjelbër publike, kurse pronësia mbi këtë hapësirë i kalon përfundimisht Bashkisë si prone publike.

I lusim te gjithe politikanet te mos abuzojne me pronen tone private as sot me protesta qe na vene gjobat e rradhes – kemi paguar taksat 10fish e po falim gjysmen e prones, nuk mundemi t’ju japim me shume!

Next Post
“Baywatch” me detyrim në plazhet shqiptare, por ligji nuk zbatohet

"Baywatch" me detyrim në plazhet shqiptare, por ligji nuk zbatohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In