• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Baywatch” me detyrim në plazhet shqiptare, por ligji nuk zbatohet

by Java News
02/07/2017 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rregullat e dhënies me qira të plazheve, detyrojnë qiramarrësin që të ofrojë edhe sigurinë, përfshi edhe rojet e plazheve.

Rregullat janë vendosur me vendim qeverie, por në praktikë duket se vendimi i një viti më parë nuk ka gjetur zbatim.

“Institucioni jonë i është dërguar me shkresë zyrtare bashkive dhe ministrisë që nga monitorimet vjet nuk është zbatuar VKM nga bashkitë për këtë çështje”, shprehet Auron Tare, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Çfarë zgjidhje ofron agjencia e bregdetit që ky shërbim të funksionojë si kudo në botë?

“Ne kemi propozuar modelin e Malit të Zi, të Francës, që të jetë një institucion i specializuar ai që do të administrojë këtë lloj shërbimi, pra nga siguria ne det tek mbledhja e tarifave”, shton Auron Tare.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit gjendet vetëm një kullë vrojtimi, të tjerat të ngritura dy vjet më parë janë zhdukur. Pse nuk e kanë zbatuar bashkitë vendimin e qeverisë për të punësuar roje bregdetare në plazhe?

“Në Durrës nuk ka roje bregdetare qe financohen nga bashkia e Durrësit, por ne i kemi kërkuar subjekteve që marrin me qira plazhet që të vendosin roje bregdetare gjatë gjithë vijës bregdetare. Të mblidhen 4-5 subjekte bashkë sepse ne nuk kemi fonde. shkon afro 3 mln lekë të reja”, shprehet kryetar i bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Por, për Dakon ky problem do të zgjidhet shpejt.“Jemi në fazën e parë, deri në korrik do të zgjidhet përfundimisht” shprehet kryetar i bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Përmes një marrëveshje me qeverinë malazeze, dy vjet më parë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit trajnoi dhe certifikoi 41 studentë të akademisë së sporteve për roje bregdetare, të rinj që për faj të bashkive sot janë të papunë, pa harruar që nga mosprania e tyre mund të rrezikohet jeta e kujtdo pushuesi. /tch/b.d

Next Post
Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë?

Shqipëria duhet të vërë rripin e pantallonave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com