• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Ndërtuesit s’kanë prioritet shitjet’/ Ekspertët: Paratë e dyshimta po shtrenjtojnë apartamentet. Studentët rritën me 20% çmimet

by Java News
09/10/2021 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një bumi ndërtimesh që ka përfshirë vendin, Banka e Shqipërisë raporton se kërkesat për të blerë nga qytetarët u ulën në muajin shtator, por nga ana tjetër çmimet kanë vijuar tendencën rritëse.

Shkakun e rritjes së çmimit në shtator dhe tetor vlerësuesi i pasurive të paluajtshme e shikon tek rikthimi i studentëve.

“Tani në sezonin e studentëve çmimet rriten goxha, ndoshta edhe në mënyrë fiktive, duke qenë se ka shumë kërkesë. Rritja e çmimeve ka nisur që në shtator, rritja e qirave mund të jetë deri në 20% krahasuar me vitin e kaluar”, pohon vlerësuesi i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu.

Ndërsa sipërmarrësi i sektorit të ndërtimit Zef Shtjefni, përpos rritjes së taksave, rritjes së kostove të ndërtimit, shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit apo të trojeve thotë se ka ndërtues që nuk kanë prioritet shitjet e apartamenteve ndaj kërkon verifikim për burimin e të ardhurave.

“Në Shqipëri ndodhemi edhe në një fenomen të tillë, ku shumë biznese kanë akumuluar para nga drejtime të ndryshme, dhe ata ndërtojnë dhe nuk kanë interes të shesin dhe i mbajnë aty derisa të rriten akoma çmimet, sepse nuk ekziston mundësia tjetër që një biznes që e qarkullon atë para në pallatin që ndërton pasi nëse nuk ka blerës nuk ka shanse që ta mbaj gjatë kështu që do të uli çmimin dhe do të shesë në mënyrë që të ndërtojë pallatin tjetër. Nuk besoj se Shqipëria është aq e pasur sa të ketë luksin e madh që të mbajë me lagje të tëra pa shitur. Këtu ka lidhet me ligjshmërinë ka lidhje me pagesën e taksave, pagesat si çdo biznes dhe të verifikoj burimin e të ardhurave. Ku i more paratë është pyetja e parë që duhet të bëhet”, pohon sipërmarrësi Zef Shtjefni.

Të gjithë në të njëjtin mendim ekspertët e ekonomisë, thonë se shkak për këtë shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve jo në përputhje me jetesën, është investimi i parave të pista në ndërtim.

“Nuk shpjegohet kurrsesi se si hyrjet e ndërtuara 10 apo 20 viteve kanë pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve. Kjo tregon që sektori i ndërtimit ka diçka që nuk shpjegohet ekonomikisht, ose ka diçka që shpjegohet me faktorët e jashtëm, për paratë që vijnë nga jashtë jo nëpërmjet parave bankare si dhe me paratë kriminale. Kemi ndërtime pafund rreth e rrotull dhe këto nuk po shiten, kjo të çon të mendosh që ndërtuesit  nuk ndërtojnë se e shikojnë si një mundësi për të gjeneruar para në mënyrë të menjëhershme, por ndërtojnë sepse kanë likuiditet shumë të madh dhe e shohin si një mundësi për të ardhmen”, thotë eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

“Është përfolur gjithmonë për përdorimin e tij për pastrimin e parave, kështu që pavarësisht se kemi pasur rritje të ndërtimeve apo të kullave, ato kanë mbetur stok”, shprehet eksperti i Ekonomisë Vjoldi Danaj.

“Zë një peshë shumë të rëndësishme sidomos në sektorin e ndërtimit dhe në pasuritë e patundshme, efektet e së cilës po duken si në mbiçmimin e monedhës kombëtare, ashtu edhe në deformimin e çmimeve”, pohon eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vitin 2021 sipas Indeksit të Bazelit ku Shqipëria nga vendi i 44 që ishte në vitin e kaluar tashmë renditet e 72-ta për këtë fenomen negativ./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Risia/Për herë të parë, 5 studentë kosovarë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Risia/Për herë të parë, 5 studentë kosovarë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

September 30, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

Tentuan t’i merrnin 100 mijë € Dukës, Dy të rinjtë: Një i tretë na tha të merrnim një porosi

September 30, 2026
FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

September 30, 2026
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

September 30, 2026
Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com