• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndërtuesit optimistë për 2017-ën, por blerësit e apartamenteve përballen me rritjen e çmimit…

by A R
13/01/2017 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i ndërtimit pritet të ketë zhvillime pozitive këtë vit përsa i përket ndërtuesve, por nga ana tjetër edhe çmimet e apartamenteve në kryeqytet parashikohet të shtrenjtohen.

Hajredin Fratari, nga Konfindustria njëkohësisht ndërtues me përvojë në objektet e banimit pohoi se, zhvillimet do të jenë pozitive në sektor, por çmimet do të rriten me nga 50-120 euro nga periferia në Qendër. Fratari thotë se rritja e çmimeve do të reflektoje taksën e re të infrastrukturës që u vu vitin e kaluar nga Bashkia e Tiranës. Objektet e reja që do të ndërtohen këtë vit do të paguajnë 8 për qind të çmimit të shitjes së objektit. Kjo taksë deri në fund të vitit 2014 ishte 4% mbi koston e ndërtimit. Fratari pohoi se ka një kërkesë në rritje për objektet e banimit, sidomos për banesa me sipërfaqe të vogla dhe në periferi.  Ndërsa pohoi se kërkesa për banesa po nxitet nga rritja e kredisë për shtëpi.

Edhe Arben Dervishi, Sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve pohoi se çmimet do të vijojnë të rriten në zonën e qendrës, ndërsa në periferi nuk do të ketë ndryshime të mëdha pasi oferta për objekte banimi do të jetë më e lartë.

Më shumë punë për ndërtuesit

Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do të nxisin fondin publik të investimeve qysh në gjashtëmujorin e parë, ndërsa në pjesën e dytë të vitit do të aktivizohen lejet e ndërtimit sidomos në Tiranë, për shkak të Planit të Ri Rregullues. Fondi i investimeve publike prej rreth 76 miliardë lekësh do të orientohet për ndërtimin e ujësjellësve, mirëmbajtjes dhe sigurisë në rrugë, se sa ndërtimit të autostradave të reja. Ndërsa investimet private do të jenë më të larta për objekte banimi dhe HEC-e.

Ndërtuesit janë optimistë sidomos për sektorin e banesave, ku si oferta dhe kërkesa janë në rritje. Arben Dervishi, Sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve pohon se, miratimi i planit të ri Rregullues në Tiranë pritet t’i japë një hov ndërtimit në Kryeqytet. “Janë shumë projekte gati që kanë mbyllur marrëveshjet me pronarët e trojeve dhe janë në pritje të miratimit të planit të ri rregullues nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Presim që puna në terren për ndërtimin e këtyre objekteve të jetë në gjysmën e dytë të vitit tha Dervishi” thotë ai për Monitor.

Ai pohoi se pjesa më e madhe e kërkesës i dedikohet objekteve të banimit dhe më pak zyrave të biznesit dhe dyqaneve. Madje në periferi shumë objekte që po ndërtohen i kanë dedikuar edhe katin e parë banimit, dhe jo shërbimeve. Ai pohoi gjithashtu se ka një kërkese në rritje për standarde. Blerësit gjithnjë e më shumë kërkojnë që shtëpia e re të respektoje standardet e sigurisë dhe hapësirat publike. Preferohen blloqet e banimit, ku brenda të tyre të jenë të organizuara hapësirat e pushimit dhe njësite e shërbimeve, tha Dervishi.

Ramë Geci një tjetër ndërtues me fokus infrastrukturën rrugore, pohon se viti 2017 do të përqendrojë me shumë ndërtimet në objektet e hoteleri turizmit, teksa ndërtimi i rrugëve është maturuar dhe nuk priten ndryshime. Geci pohoi se fondet publike, të cilat janë një ndër përcaktuesit kryesorë të sektorit të ndërtimit po orientohen drejt mirëmbajtjes dhe sigurisë, rrugore dhe furnizimit me ujë, më shumë se sa invetimet në ndërtimin e rrugëve të reja.

Next Post
Dosja shpërthyese ruse: Trump përdori prostituta për “shfaqje urinimi” në shtratin ku fjeti Obama

Dosja shpërthyese ruse: Trump përdori prostituta për "shfaqje urinimi" në shtratin ku fjeti Obama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In