• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dosja shpërthyese ruse: Trump përdori prostituta për “shfaqje urinimi” në shtratin ku fjeti Obama

by S M
13/01/2017 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalët më të kërkuara aktualisht në internet janë “golden shower”. Dhe jo pa qëllim. Të përkthyera fjalë për fjalë, ato duan të thonë në shqip “një dush i artë”. Por kur vendosen në kontekstin e skandalit të madh që ka shpërthyer këto orë në politikën amerikane, domethënia e tyre është krejt e ndryshme.

Le t’i marrim gjërat me rradhë. Javën e shkuar, Presidenti Obama, zv.presidenti Biden dhe presidenti i  zgjedhur Trump u informuan nga shërbimet sekrete amerikane se një dosje kompromentuese për Donald Trump, po qarkullonte prej kohësh në ambjentet politike të Uashingtonit. Thuhet se kjo dosje është porositur nga kundërshtarë të tij republikanë dhe demokratë, në kohën kur Trump po përpiqej të merrte kandidaturën brenda partisë republikane.

Dosja përmban materiale të mbledhura nga ish-agjenti britanik i MI6 Chris Steele. Steele ka krijuar dosjen, mbi bazën e rekordeve që shërbimet sekrete ruse kishin grumbulluar gjatë viteve për Donald Trumpin. Këto materiale përmbajnë elemente kompromentuese të natyrës financiare dhe personale për presidentin e zgjedhur Trump. Dhe këtu hyn në lojë “dushi i artë”, shkruan Javanews.

Në dy faqet që shërbimet sekrete i kanë paraqitur Obamës dhe Trumpit (faksimilja që po botojmë), shkruhet se rusët janë përpjekjur ta joshin prej kohësh Donald trumpin, duke i afruar atij informacione për kundërshtarët politikë si Hillary Clinton, por edhe duke i dhënë investime në Rusi, në sektorin e ndërtimit, përfshirë projekte për Kupën e Botës në futboll në vitin 2018.

Nga ana tjetër, sipas “burimit D”, siç shkruhet në memon dy faqëshe, thuhet se Trump ka mbajtur “qëndrime perverse” gjatë qëndrimit në Moskë. Materiali thotë se ai porositi një herë suitën presidenciale në hotelin Ritz Carlton, pikërisht rezidencën ku kishte qëndruar më parë çifti Obama. Burimi D thotë se Trump porositi disa prostituta që të kryenin një “shou” urinimi në krevatin ku kishte fjetur presidenti amerikan.

Burimi thotë se suita presidenciale përgjohej me audio dhe video nga shërbimet sekrete ruse, të cilat thuhet se kanë material të mjaftueshëm për ta shantazhuar Presidentin trump në të ardhmen. Ky është në fakt edhe shqetësimi kryesor i shërbimeve sekrete amerikane, të cilat aktualisht po hetojnë në mënyrë intensive lidhur me vërtetësinë e këtij materiali shpërthyes.kompromat.

 

Next Post
Ndiheni të dërrmuar pas festës? Ja si ta merrni veten

Flini shumë? Ja pasojat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com