• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

by E S
01/08/2026 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale ndaj ish-kryeinspektorit të IMT-së, Ardian Halili, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa Saimir Mezja, me profesion jurist dhe aktualisht inspektor në IMT Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-kryeinspektori i IMT-së, Halili, kishte ndërtuar pa leje kompleksin luksoz “Saint Michelle Rezidence”, i cili u shemb më pas nga IKMT-ja.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është evidentuar se në subjektin “Saint Michelle Rezidence”, të ndodhur në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës, në të djathtë të rrugës, në anën veriore gjendet një objekt dykatësh, ku në pjesën e sipërme shërben si bar-restorant funksional, ndërsa në pjesën e poshtme vërehen disa dhoma akomodimi që shërbejnë si hotel.

Në të djathtë të rrugës së shtruar me beton gjenden 11 godina njëkatëshe, ku në bazamentin e tyre janë të shtruara me beton. Pesë godinat e para janë funksionale, ndërsa të tjerat nuk janë funksionale pasi nuk kanë dyer dhe dritare. Objekti i fundit, që përkon me anën veriperëndimore dhe është në afërsi të pishinës, shërben si bar-restorant.

Në vijimësi të këqyrjes vërehet se në të majtë, në hyrje të objektit, ngjitur me rrugën e betonizuar, ndodhen dhjetë objekte të tjera të betonizuara në pjesën e poshtme të tyre. Këto objekte janë të mbuluara me tjegulla. Pesë nga këto objekte janë funksionale dhe brenda tyre gjenden orendi që shërbejnë për akomodimin e personave. Pesë objektet e tjera janë jofunksionale, pa dyer dhe pa dritare, dhe vetëm të shtruara në pjesën e poshtme me një shtresë betoni të varfër.

Në ndërtesën e parë në të majtë dhe në katin e parë poshtë bar-restorantit, që shërben si hotel, po hiqeshin orenditë e brendshme. Gjithashtu, në ndërtesat nr. 9 dhe 10 ishin hequr tjegullat dhe ishin grumbulluar në fillim të soletës së objektit.

“…Nuk është aspak e vërtetë se në subjektin “Saint Michelle Rezidence” po kryheshin punime ndërtimi, por duke qenë se nga inspektorët e IKMT-së jam vënë në dijeni se objekti do të prishej, jemi munduar të heqim disa sende, orendi të ndryshme.

Të gjitha punimet që janë kryer janë sipas lejeve të marra nga Bashkia Durrës kohë më parë dhe sot nuk po kryeja asnjë lloj punimi. Këtë që po them e mbështesim me pamjet filmike të regjistruara në objektin tonë.

Në lidhje me punimet e kryera për pergolat, është mbajtur një procedurë nga IMT Durrës, për të cilën Prokuroria ka vendosur mosfillim pasi nuk ka ndërtim të paligjshëm dhe në përfundim të procesit administrativ gjykata na ka dhënë të drejtë, duke vendosur shfuqizimin e vendimeve të marra nga IMT Durrës. Punimet janë kryer kohë më parë dhe janë në zbatim të lejeve të miratuara nga Bashkia Durrës, për të cilat disponoj dokumentacionin përkatës dhe e vë në dispozicion.

I pyetur nëse dispononte leje ndërtimi për 11 (njëmbëdhjetë) objektet në “Saint Michelle Rezidence”, nëse jo, kur janë ndërtuar ato, personi nën hetim është përgjigjur, ndër të tjera, se 11 objektet nuk përbëjnë ndërtim pa leje pasi ato janë me material polisteroli dhe çati druri.”

Pavarësisht pretendimeve të Halilit, Prokuroria ka arritur të konstatojë se kompleksi është ndërtuar përgjatë disa fazave kohore.

Ardian Halili, sipas shkresës nr. 2818 Prot., datë 11.11.2025, të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Durrës, është komanduar në detyrën e kryeinspektorit më 26.04.2018 dhe i është komunikuar përfundimi i marrëdhënieve të punës më datë 19.03.2021.

Ai kishte caktuar inspektorë për të konstatuar ndërtimet pa leje në zonën ku kishte kompleksin në pronësi të tij.

Saimir Mezja ka deklaruar se: “…Kam filluar punë në IMT Durrës më 17.06.2019 dhe vazhdoj aktualisht. Sipas urdhrave përkatës jam ngarkuar për kontrollin e territorit edhe në Njësinë Administrative Ishëm nga data 17.06.2019 dhe vazhdoj aktualisht.

Shpjegoj se kam qenë në dijeni që kjo sipërfaqe toke ishte në pronësi të shtetasit Ardian Halili. Kur kam filluar punë, më datë 17.06.2019, mesa më kujtohet, në këtë pronë zhvillohej aktivitet bar-restorant dhe parkim. Sqaroj se, pavarësisht ndarjes së inspektorëve sipas urdhrave të punës, në këtë territor kryeinspektori urdhëronte për kryerjen e inspektimeve edhe inspektorë të tjerë.

Sipas detyrave funksionale, për punimet e ndërtimit që kryhen në zbatim të një leje ndërtimi apo vendimi për miratimin e deklaratës për kryerje punimesh, inspektimi kryhet vetëm me urdhër të kryeinspektorit dhe jo me iniciativë të inspektorit. Në rastin konkret, për punimet e kryera në pronën e shtetasit Ardian Halili kam dëgjuar që ka qenë i pajisur me lejet përkatëse nga Bashkia Durrës, por unë nuk mund të hyja në pronë për inspektimin e punimeve pa një urdhër me shkrim të kryeinspektorit. Nga shtetasi Ardian Halili, ish-eprori im, nuk kam pasur asnjë ndikim për mosveprim lidhur me punimet e kryera në pronën e tij.

Gjithashtu sqaroj se, gjatë gjithë periudhës që unë jam caktuar për kontrollin e këtij territori, nuk kam marrë asnjë urdhër me shkrim apo me gojë për inspektimin e punimeve në pronën e shtetasit Ardian Halili, në mënyrë që unë të kryeja veprime sipas detyrës funksionale.”

G. Hidri ka deklaruar se: “…Kam filluar punë në IMT Durrës më datë 29.12.2017 dhe vazhdoj aktualisht. Sipas urdhrit të kryeinspektorit nr. 06, datë 21.01.2021, jam ngarkuar për kontrollin e territorit edhe në Njësinë Administrative Ishëm nga data 21.01.2021 deri në datën 17.05.2021.

Detyrat e mia funksionale si inspektor janë kontrolli i territorit dhe, nëse konstatohen punime ndërtimore, kryejmë verifikime nëse këto punime po kryhen me lejen përkatëse.

Në rastet kur në subjektet ku kryhen punime ndërtimore të cilat kanë të afishuar lejen përkatëse, kontrolli kryhet vetëm me urdhër me shkrim të kryeinspektorit. Shpjegoj se kam qenë në dijeni që kjo sipërfaqe toke ishte në pronësi të shtetasit Ardian Halili. Gjatë inspektimit të këtij territori kam vënë re që në këtë pronë zhvillohej aktivitet parkimi për automjetet “Rulot”, pasi ka pasur edhe një tabelë në hyrje për këtë shërbim. Kur kam kaluar pranë këtij subjekti nuk kam konstatuar punime ndërtimi dhe nuk kam vënë re të afishuar ndonjë leje për kryerje punimesh.

Në vitin 2022, në bazë të një njoftimi nga ana e Policisë së Shtetit, ku na vunë në dijeni për disa punime ndërtimore që po kryheshin te Kepi i Rodonit nga shtetasi Ardian Halili, pasi kemi shkuar në vend bashkë me punonjësit e policisë, gjatë konstatimit vumë re se leja e marrë në Bashkinë Durrës nuk ishte sipas punimeve të bëra nga ky shtetas.

Konkretisht, leja e dhënë ishte për vendosjen e tendave pergola, ndërsa shkeljet e lejes ishin mbylljet me material gipsi të këtyre strukturave dhe ndryshimi i saj nga tendë në një strukturë të mbyllur me gips.

Këto punime nuk ishin sipas lejes së dhënë nga Bashkia Durrës dhe nga ana jonë është mbajtur procedura ligjore, akt-konstatimi dhe relacioni. Në vijim, nga ana e kryeinspektorit janë marrë vendimet përkatëse.”

Dëshmia e efektivit të policisë

Xh. Hoxha ka deklaruar se: “…Jam caktuar si Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Njësinë Administrative Ishëm, ku përfshihet edhe fshati Shetaj (Kepi i Rodonit), nga muaji nëntor i vitit 2019 deri në muajin dhjetor të vitit 2021. Shpjegoj se në kompleksin “Saint Michelle Rezidence”, në pronësi të shtetasit Ardian Halili, gjatë periudhës që kam mbuluar këtë territor nuk kam konstatuar punime ndërtimore, si dhe nuk kam hyrë asnjëherë në brendësi të këtij kompleksi. Me sa më kujtohet, ky kompleks ka qenë i përfunduar. Gjithashtu, nuk kam marrë asnjë njoftim apo denoncim, qoftë edhe nga inspektorët e IMT-së apo nga qytetarë të ndryshëm. Shtetasin Ardian Halili nuk e njoh personalisht.”/VNA

Next Post
Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

October 2, 2026
Më 8 tetor votohet në Kuvend/ PS nuk tërhiqet nga Territorialja me 46 bashki, PD: Po cenoni edhe reformën elektorale! Manja: Shkoni në Kushtetuese

Më 8 tetor votohet në Kuvend/ PS nuk tërhiqet nga Territorialja me 46 bashki, PD: Po cenoni edhe reformën elektorale! Manja: Shkoni në Kushtetuese

October 2, 2026
Kontrolle me kamera inteligjente në Korçë, Rrugorja ndëshkon 257 shoferë për parakalime të gabuara

Kontrolle me kamera inteligjente në Korçë, Rrugorja ndëshkon 257 shoferë për parakalime të gabuara

October 2, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Raporti alarmant i OKB: Çmimet globale të ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë në gati katër vjet!

October 2, 2026
“Dy orë e gjysmë duke të dëgjuar ty o Xhelal…”- Debat i ‘ndezur’ te Ligjet për Territorialen, Çaushi-Mziut: Bëre plazh 4 muaj e fjete gjumë, tani na vjen këtu dhe…

“Dy orë e gjysmë duke të dëgjuar ty o Xhelal…”- Debat i ‘ndezur’ te Ligjet për Territorialen, Çaushi-Mziut: Bëre plazh 4 muaj e fjete gjumë, tani na vjen këtu dhe…

October 2, 2026
“Ligji i ri u jep bashkive të drejtë të vetorganizohen”- Reforma Territoriale, Mazniku-Opozitës: Flisni për gjëra që nuk i njihni dhe s’i kuptoni!

“Ligji i ri u jep bashkive të drejtë të vetorganizohen”- Reforma Territoriale, Mazniku-Opozitës: Flisni për gjëra që nuk i njihni dhe s’i kuptoni!

October 2, 2026
Shqiptari plagoset me thikë pas përleshjes në dhomën e hotelit në Zvicër, arrestohen dy suedezët dhe slloveni

Shqiptari plagoset me thikë pas përleshjes në dhomën e hotelit në Zvicër, arrestohen dy suedezët dhe slloveni

October 2, 2026
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ propozon votimin elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha: Vendimmarrja kërkon mbështetjen nga partitë politike! (DOKUMENTI)

October 2, 2026
Kthyen në bazë droge apartamentin me qira, arrestohet çifti shqiptaro-brazilian në Shkodër! Ja çfarë u zbuloi Policia pas kontrollit (VIDEO)

Kthyen në bazë droge apartamentin me qira, arrestohet çifti shqiptaro-brazilian në Shkodër! Ja çfarë u zbuloi Policia pas kontrollit (VIDEO)

October 2, 2026
Ballkani Perëndimor, BE jep 10 milionë euro për forcimin e kapaciteteve mjekësore ushtarake

Ballkani Perëndimor, BE jep 10 milionë euro për forcimin e kapaciteteve mjekësore ushtarake

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com