• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtohet shkolla e re në Librazhd, Gjiknuri: Investim i duhur për gjithë banorët e zonës

by A R
19/03/2023 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit e Njësisë administrative Polis në Librazhd do të kenë mundësi që të studiojnë në një shkollë tërësisht të re.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të shkollës Mirakë-Plane e cila është e pajisur dhe me sisteme ngrohjeje dhe terrene sportive.

Numri dy i socialistëve deklaroi se më në fund nxënësit e kësaj zone do të kenë mundësi ta zhvillojnë mësimin në ambientet e reja të shkollës, e cila është transformuar totalisht. Ai vlerësoi punën e kryebashkiakut Gurra dhe kontributin e Fondacionit “Mirësia”.

“Është shumë e bukur, një shkollë e mrekullueshme. Një investim shumë i mirë. Unë dua të falenderoj Kastriotin për idenë, por mbi të gjitha miqtë që na kanë mbështetur “Fondacionin Mirësia”.  Unë mendoj se ky është investimi më i mirë, më i duhuri dhe meritojnë respektin e të gjithë krahinës për këtë punë të mirë që kanë bërë.  Më vjen mirë që ka krijuar një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha fondacionet e ndryshme të cilat kanë aktivitet në vendin tonë. Ka ditur ta shfrytëzojë shumë mirë për komunitetin e Librazhdit duke bërë këtë dhuratë kaq të bukur”, deklaroi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Kastriot Gurra u shpreh se ndërtimi i kësaj shkolle ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve. Ai theksoi se paralelisht po punohet dhe për rikualifikimin urban të qendrës së fshatit.

“Ne kemi filluar poshtë edhe rikualifikimin urban të qendrës së fshatit.  Kjo shkollë ishte e domosdoshme sepse na e kishin kërkuar shumë banorët.  Falë kontributit të Korabit që e kemi mik të mirë këtu në Librazhd, u bë i mundur ndërtimi i kësaj shkolle, e cila është ndërtuar nga e para.  Këtu ka qenë një shkollë e ndërtuar nga vitet 80’ e cila e kishte humbur komplet funksionin për shkak të amortizimit të madh që kishte. Na u desh ta shembnim komplet, të ndërtonim një shkollë nga e para e cila siç e shihni besoj është një nga shkollat më të mira në qarkun e Elbasan. Kemi ndërhyrë edhe me ngrohjen”, u shpreh Gurra.

Shkolla e vjetër ishte ndërtuar në vitet “80 dhe ishte shumë e amortizuar. Godina e re u ndërtua nga Fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.

/a.r

Next Post
Situata në Ukrainë/ Ditmir Bushati: Zemërthyese! BE të nxjerrë mësime

BE-ja ka mundësinë e artë të përfundojë anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In