• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndërtimi i ‘Rrugës së Arbrit”, ministria shpall fituesin dhe procedurat

by A R
31/10/2017 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP duke shpallur fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik, në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, rrjedhimisht oferta u skualifikua.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të sistemit u konstatua se operatori ekonomik shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishte paraqitur disa dokumente teknike dhe ligjore por nga analizimi i tyre rezultoi se nuk kishte ofertë financiare dhe nuk plotësoheshin kriteret e kërkuara. Për këtë arsye, komisioni vendosi të skualifikojë operatorin “Alb-Star” sh.p.k.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistem nga operatori ekonomik shoqëria “Gjoka Konstruksion”, rezultoi se ajo kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit.

Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare.

Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore tashmë do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren. /b.d

Next Post
Gjendet një person i mbytur në lumin Osum, identifikohet viktima

Gjendet një person i mbytur në lumin Osum, identifikohet viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com