• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

by A R
10/08/2026 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka deklaruar se ka vendosur për herë të dytë brenda një viti të shkrijë strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, pas konstatimit të shkeljeve dhe neglizhencës në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e saj. Në një prononcim për mikrofonin e RTSH-së, Tavo tha se vendimi është marrë për shkak të mosveprimit të inspektorëve ndaj ndërtimeve pa leje në territorin e Himarës.

“Për herë të dytë brenda një viti detyrohem ta shkrij IMT-në e Bashkisë Himarë për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të detyrës. Detyra primare është mbrojtja e territorit dhe nuk e kanë kryer këtë detyrë”, u shpreh Tavo.

Sipas kryebashkiakut, në territorin e Himarës janë konstatuar ndërtime pa leje gjatë viteve të fundit dhe mosveprimi i strukturave përgjegjëse ka favorizuar vijimin e tyre.

Tavo u ndal konkretisht te një objekti 5-katësh në Porto Palermo, ndërtimi i të cilit sipas tij, është lejuar nga punonjësit e IMT-së.

“Vetë IMT-ja dhe struktura të tjera përgjegjëse kanë lejuar këto ndërtime pa leje. Në këto kushte vendosa ta shkrij Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, sepse për mua kjo strukturë që nuk kryen funksionin që i përcakton ligji është e tepërt për Bashkinë Himarë. Kanë ndërtuar një ndërtim pesëkatësh në Porto Palermo që është totalisht i palejueshëm, ndërkohë që ndalojnë nga ana tjetër fshatarin për të rregulluar gardhin rrethues të shtëpisë së tyre”, tha Tavo.

Ai bëri të ditur se do t’i kërkojë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) të marrë përsipër përkohësisht mbulimin e territorit të Himarës me inspektorët e tij. “Do t’i kërkoj IKMT-së të marrë përsipër mbulimin e territorit të Himarës me inspektorët e vetë, sepse Bashkia Himarë, edhe për mungesë të kapaciteteve njerëzore, ndodhet në një situatë ku jemi të detyruar të marrim punonjës nga jashtë territorit”, tha ai.

Sipas Tavos, struktura e IMT-së në Bashkinë Himarë kishte gjashtë pozicione në organikë, por një prej tyre ishte vakant. Pesë punonjësit që ishin në detyrë janë pezulluar dhe, si rrjedhojë, struktura nuk do të ketë më inspektorë.

“IMT ka gjashtë gjithsej në strukturë, por një ishte pozicion bosh. Pesë punonjës ishin në detyrë në këtë institucion, sot janë pezulluar nga puna dhe nuk mbetet asnjë inspektor dhe shkrihet struktura”, u shpreh kryebashkiaku.

Tavo e cilësoi vendimin si një masë drastike, por të detyruar nga situata që, sipas tij, është konstatuar në terren.

“Përveçse përditë kontaktoj drejtuesin e tyre, duke iu thënë çdo ditë të jenë në terren dhe të inspektojnë çdo centimetër tokë dhe të mos lejojnë ndërtime pa leje, nuk e kanë kryer detyrën dhe abuzojnë me detyrën”, deklaroi ai.

Next Post
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Rubios: Një vend që s’prodhon ilaçe dhe s’kontrollon emigracionin, s’mund të mbrojë popullin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com