• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimet, Rama: Në Tiranë nuk blen dot me cash, interesi për Shqipërinë do të vijë në rritje

by A R
04/09/2025 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot më 4 shtator, se kush blen në sektorin e ndërtimit nuk paguan në cash. Si shembull mori Marinën e Durrësit dhe Tiranën.

“Nëse shohim te Marina e Durrësit janë të gjithë njerëz që kanë bërë prenotime dhe janë shqiptarë të diasporës, shqiptarë të Kosovës, janë disa shqiptarë të këtushëm dhe nuk e di se sa nacionalitete të huaja që kanë prenotuar për të blerë atje. Të gjithë këta janë njerëz që blejnë me bankë, nuk blejnë me trasta. Po t’i referohemi ndërtimeve dhe shitjeve në Tiranë sot dhe besoj ti e ke dëgjuar nga zhvilluesit, sot blerja me cash nuk ekziston në Tiranë. Nuk ndodh, nuk blen dot me cash në Tiranë. Sepse edhe sistemi i forcimit të parave është forcuar jashtëzakonisht shumë, gjë që na ka nxjerrë nga lista gri. Mjafton t’i referohesh të gjithë transaksioneve që bëhen. Janë transaksione bankare”, tha Rama.

Ai u shpreh se për Shqipërinë ka një interes që do të vijë në rritje. Rama foli edhe për fonde të huaja që duan të investojnë në Shqipëri.

“Shqipëria ka një interes të jashtëzakonshëm që do të vijë vetëm në rritje të paktën për një periudhë kohe. Tirana në radhë të parë. Unë kam takuar personalisht disa fonde të huaja, jo investitorë, që janë të interesuar të investojnë në blerjen e apartamenteve në Shqipëri. Fonde gjermane për shembull. Fonde angleze”, tha Rama.

Por jo vetëm në ndërtim. Interes ka për të investuar edhe në fusha të tjera.

“Kemi kërkesa të vazhdueshme për investime nga më të ndryshme. Përpara disa ditësh kemi pasur një kontakt me një grup të madh që erdhi dhe vjen përsëri për të investuar në arsim, për të investuar në universitete”, tha Rama.

Sipas Ramës, të huajt vlerësojnë disa gjëra që në Shqipëri duken surreale, por për europianët do të jetë një “mall” i rëndësishëm.

“Unë e kam thënë dhe shumë vite përpara që do vijë një moment që në këtë Europë që kemi do vijë një moment që do ketë një mall që do të jetë më i rëndësishmi, siguria, qetësia. Duket si gjë surreale, por është kështu. Siguria qetësia dhe të qenit në mes të Europës në distanca shumë të shkurtra dhe gjithçka tjetër që të huajt nga e vlerësojnë shumë ne, ne nuk e vlerësojmë”, tha Rama.

Ndër të tjera ai u shpreh se “Shqipëria e ka kapërcyer fazën e vet të tërheqjes zvarrë dhe sot vetëm ngjitet”.

Next Post
Rama: Samitin e NATO-s në Tiranë do ta mbrojmë me dronë “Made in Albania”

Rama: Samitin e NATO-s në Tiranë do ta mbrojmë me dronë “Made in Albania”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

July 30, 2026
Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

July 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Evropianisti i kafenesë

July 30, 2026
Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

July 30, 2026
Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

July 30, 2026
Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

July 30, 2026
UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com